Agjencia Zhurnal.mk

Qeveria me udhëzime për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës gjatë hyrjes në vend

Shkup, 10 korrik, zhurnal.mk – Qeveria e Maqedonisë së Veriut përmes një komunikate informon se i ka pranuar udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë për Punë të Brendshme, në lidhje me vendimin që për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës të kërkohet test negativ për COVID-19, gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut.

Nga Qeveria informojnë se dokumenti në lidhje me lëvizjen transit në territorin e Maqedonisë së Veriut, për shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, i përfshin udhëzimet e mëposhtme:

– Gjatë hyrjes përmes kalimeve kufitare ajrore, nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkupi dhe Aeroporti “Shën Apostol Pavle” në Ohër, nuk është e nevojshme të dorëzohet vërtetim mjekësor për test PCR, duke pasur parasysh që shtetasi i huaj vetëm transiton nëpër territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, d.m.th është vetëm e nevojshme të nënshkruhet një deklaratë që ai do të largohet brenda tre orëve nga vendi.

– Gjatë hyrjes përmes vendkalimeve kufitare tokësore, me qëllim që të dalë nëpër kalimet kufitare ajrore, nga Aeroporti i Shkupit dhe i Ohrit, është e nevojshme të tregoni biletë ajrore (biletë elektronike) dhe të nënshkruani një deklaratë për lëvizje transite dhe brenda tre orësh duhet të dilni nga territori i vendit.

– Për transportuesit profesionistë (shoferët), nuk është e nevojshme certifikatë mjekësore për test PCR, por vetëm detyrohet të respektojë protokollet për kryerjen e transportit ndërkombëtar.

– Për transportin e organizuar të autobusëve ose linjat e rregullta të tranzitit ndërkombëtar, lejohet hyrje tranzit, pa pasur nevojë për test negativ për COVID-19, me detyrimin që territori i vendit duhet të braktiset brenda pesë orësh, duke nënshkruar deklaratë për lëvizje tranziti.

– Shtetasit e Republikës së Serbisë, Republikës së Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës që kanë leje qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Maqedoninë e Veriut, gjatë hyrjes në shtet duhet të posedojnë test negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë.

– Diplomatët e huaj nga vendet e përmendura dhe të akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe anëtarët e familjeve të tyre, me hyrjen në vend nuk kanë nevojë të paraqesin test negativ për COVID-19.

– Shtetasit e Republikës së Serbisë, Republikës së Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës që kanë planifikuar më parë ekzaminime shëndetësore dhe trajtim në një institucion shëndetësor në Republikën e Maqedonisë së Veriut, mund të hyjnë në vend duke paraqitur test negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë, si dhe vërtetim mjekësor për ekzaminimin mjekësor të planifikuar.

– Shtetasit e Republikës së Serbisë, Republikës së Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, të cilët kanë nënshtetësi të dyfishtë, nëse kanë vendbanim në Republikën e Maqedonisë së Veriut (sipas të dhënave që disponon Ministria e Brendshme, ose posedojnë letër njoftim të Maqedonisë), gjatë hyrjes në vend nuk janë të detyruar të posedojnë test negativ për COVID-19.

Por, nëse këta shtetas të huaj kanë një vendbanim në vendin në të cilin kanë shtetësinë e dytë (një nga vendet e mësipërme të përfshira në nenin 1 të Vendimit) gjatë hyrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut, është e nevojshme të posedojnë rezultat negativ nga testi PCR, i bërë 72 orë para se të hyjnë në vend.

– Poseduesit e pasaportave të lëshuara nga Republika e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë një adresë qëndrimi në Republikën e Serbisë, Republikën e Kosovës, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë, gjatë hyrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të duhet të posedojnë rezultat negativ nga testi për COVID-19, i bërë 72 orë para hyrjes në vend.

– Pas marrjes së deklaratave të plota nga qytetarët e Republikës së Serbisë, Republikës së Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, Ministria për Punë të Brendshme së bashku me certifikatat mjekësore nga PCR testet do t’i dorëzojë për verifikim tek Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Shëndetësisë do t’i dorëzojë ato në Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik, sipas adresave.

Nga Qeveria e Maqedonisë thonë se këto udhëzime Ministria për Punë të Brendshme do t’i dorëzojë tek të gjitha përfaqësitë diplomatike konsullare, në mënyrë që të informohet opinioni.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!