Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Qeveria miratoi Memorandum për bashkëpunim për ndërtim të seksioneve të autostradave nga Korridoret 8 dhe 10

Shkup, 30 mars – Qeveria sot në mbledhjen e 59-të e miratoi tekstin e Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet kompanisë “Bektel dhe Enka” për bashkëpunim për përgatitje projektuese dhe ndërtim të seksioneve të autostradave Tetovë-Gostivar-Bukojçani dhe Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë nga Korrirosi 8, si dhe ndërtimin e seksionit të autostradës Prilep-Manastir nga Korridori 10.

Qeveria, siç njoftoi shërbimi për informim, solli edhe Vendim për dhënien e lejes për dhënien në qira afatgjate të tokës ndërtimore pronë e shtetit Shoqatës për ndërtim dhe menaxhim me hidrocentrale “SPH – MB” SHPKNJP Shkup, i cili si investim i huaj në territorin e Komunës Makedonski Brod do të ndërtojë hidrocentrale për prodhim të energjisë elektrike nga burimet ripërtëritëse të energjisë – fotovoltaikë, me fuqi të instaluar prej 10 megavatë.

“Me propozim të Zyrës së kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e sotme është sjellë vendim për formimin e trupit koordinues për mbështetje dhe zhvillim të qëndrueshëm të rajonit të Prespës, i cili në bashkëpunim me Delegacionin e Komisionit Evropian në Shkup, si dhe me institucionet e tjera shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale të Resnjës do të punojë në mendimin dhe realizimin me kohë të projekteve të cilat janë planifikuar në rajonin e Prespës”, shtohet në kumtesën e mbledhjes së Qeverisë.

Në mbledhjen e sotme Qeveria solli vendim për themelimin e Qendrës Informative -Kulturore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zagreb.

“Themelimi i Qendrës Informative – Kulturore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zagreb, të Republikës së Kroacisë, do të kontribuojë për promovim efektiv dhe afirmim të traditës, kulturës dhe artit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në këtë shtet përmes strategjisë afatgjate të ndërtuar për prezantim të Ministrisë së Kulturës”, informoi shërbimi për informim i qeverisë.

Postime të ngjashme

Qytetarët e vaksinuar të Maqedonisë së Veriut do të mund të udhëtojnë në Gjermani

Dafina Vidishiqi

Mariçiq: Kroacia mbështet nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE

Dafina Vidishiqi

Sondazh i Gallup: 70% e bullgarëve janë kundër dorëzimit para Shkupit

Dafina Vidishiqi

Ulja e papunësisë mbetet e varur nga investimet e huaja

Dafina Vidishiqi

Policia vazhdon me gjobat për tejkalim shpejtësie, 67 dënime në autostradën Shkup – Veles

Dafina Vidishiqi

BESA fillon riorganizimin e degës së Bogovinës, themelohet nëndega në Pirok

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...