Maqedoni

Qeveria miratoi propozim-ligjin për mbështetje financiare të qytetarëve me të ardhura të ulta

Zhurnal Ads

Shkup, 4 nëntor, zhurnal.mk – Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme e miratoi Propozim-ligjin me të cilin sigurohet masa për mbështetje financiare të qytetarëve me të ardhura të ulëta, shfrytëzues të pensionit, shfrytëzues të së drejtës së sigurisë sociale të personave të moshuar, të rinj, prindër kryefamiljarë, fëmijë pa prindër dhe kujdes prindëror, artistë dhe persona të tjerë të cilët kryejnë veprimtari në kulturë, punonjës të filmit dhe artistë të estradës.

Me këtë Propozim-ligj rregullohet mënyra e shpërndarjes së mbështetjes financiare të shfrytëzuesve përmes llogarisë ekzistuese të transaksionit në bankë, si dhe aktivitetet e Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me ndarjen e mbështetjes financiare të grupeve të targetuara të qytetarëve. Në mënyrë shtesë, ky nen e rregullon edhe procedurën për parashtrim dhe zgjidhje të ankesave të parashtruara nga ana e personave fizikë të cilët nuk kanë marrë ndihmë financiare, ndërsa sipas kushteve në Ligj janë kualifikuar për marrjen e së njëjtës.

Qeveria propozon edhe ky ligj të miratohet me procedurë të shkurtër.

Postime të ngjashme

Fillon përdorimi i testeve të shpejta për Covid-19

XH,I

Filipçe: Nuk ka mjek të papunësuar në vend, nuk do të angazhohen mjek të pensionuar

T E

Ndihmë shtetërore prej 17,2 milionë euro për 400 kompani që kanë investuar në kushte pandemie

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...