Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Qeveria miraton Propozim ligjin për shpallje të malit Sharr si Park Kombëtar

Shkup, 2 mars – Qeveria e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotëme, me propozim të Ministrisë së mjedisit dhe planifikimit hapësinor miratoi Ligjin për Shpalljen e Malit Sharr në kategorinë e II-të-Park Kombëtar!

Procesi i zhvilluar deri më tani për aritjen e qëllimit ka kaluar në shumë faza të diskutimit dhe debateve publike për një periudhë të gjatë!

Në vitin 2017 resori përkatës në bazë të projektit: Arritja e ruajtjes së biodiversitetit përmes krijimit dhe menaxhimit të zonave të mbrojtura në mënyrë efektive dhe mirëmbajtjen e biodiversitetit në planifikimin e përdorimit të tokës” (STAR 5) dhe në bashkëpunim me ekspertët e Universitetit të Tetovës më 13.12.2019 paraqitën në MMPH studimin e kompletuar, ku si rrjedhojë të njejtit paraqitën edhe Nismën për inkuadrimin e Malit Sharr në kuadër të Sistemit të Zonave të Mbrojtura, respektivisht shpalljen e tij si PARK KOMBËTAR.

Ndonëse lidhur me këtë iniciativë, korniza juridike parashikon që kjo nisëm (për shpallje të Malit Sharr si PARK KOMBËTAR) të kalon nëpër filtra juridik, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor paraqet PROPOZIM të harmonizuar para qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ndonëse Maqedonia e Veriut është një vend demokratik, nisma është paraqitur për DEBAT PUBLIK para opinionit të gjerë, te banorët lokal, dhe te të gjithë digasteret e tjera përkatëse si Komunat, Ministira e Ekonomisë, Transportit, Bujqësis, etj, me qëllim të harmonizimit të kësaj nisme me sektorët e tjerë të vendit në pajtueshmëri me kornizën juridike.

Postime të ngjashme

Qeveria kërkon shtyrjen e gjendjes së krizës deri më 31 dhjetor 2021

N E

Trajanov propozon krijimin e një Agjencie kundër Krimit

N E

Analizë / “Islami dhe ndikimi i tij në civilizim”

R Zh

Qeveria miratoi ndryshimet me të cilat rregullohen çmimet për mjekim të Kovid-19

N E

Qeveria i miratoi ndryshimet me të cilat di të rregullohen çmimet për mjekim të kovid-19

R Zh

Nga përplasjen e një kamioni me një automobili ka humburjetën një person, ndërsa tre të tjerë janë lënduar

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...