Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Qeveria ndan 1.300.000 euro për blerjen e ilaçit për mjekim të coronavirusit

Zhurnal Ads

Shkup, 28 tetor, zhurnal.mk – Në seancën e djeshme, Qeveria udhëzoi Ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe të nënshkruajë dhe zbatojë marrëveshjen e veçantë për blerjen e ilaçit “Veklury”, gjegjësisht “Remdesivir” në përputhje me detyrimet e marra nga marrëveshja kornizë për blerje publike, të dhënë nga një procedurë për blerje përmes marrëveshjes së blerjes së përbashkët me Komisionin Evropian, informojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë.

“Qeveria udhëzoi Ministrinë e Financave të sigurojë brenda buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2020, shtesë 13.500.000 denarë, për pagesën e ilaçit “Veclari (Remdesivir)” për muajin tetor, ndërsa fondet e mbetura në vlerë prej 67.500.000 denarë, për pagesë pas dorëzimit të njëpasnjëshëm të këtij ilaçi për një periudhë prej 5 muajsh, që do të sigurohen në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2021″, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Blerja e këtij ilaçi mundësohet përmes Bashkimit Evropian duke nënshkruar një marrëveshje kornizë midis Komisionit Evropian dhe kompanisë farmaceutike “Gilead”.

Me këtë marrëveshje, siç është paralajmëruar më parë, ata do të sigurojnë 500 mijë doza, ndërsa do të ketë mundësi për të rritur sasitë.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Këti vit ekskursionet shkollore nuk janë të lejuara

admin

Këshilltarët e BDI-së votuan buxhetin e komunës së Gostivarit për vitin 2021

E.E.

Ramadani: Biden mund të ndikoj në raportet mes Shkupit dhe Sofjes

T E

Tejkalimi i paragjykimeve, sfidë për gjeneratën e re në Maqedoninë e Veriut

admin

Xhaferi – Bregu: Zgjidhja e çështjeve të hapura në rajon përmirëson standardin e qytetarëve

Z H

Analistët: “Tash është koha” që opozita shqiptare të zgjohet nga gjumi

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...