Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Qeveria ndan 579 mijë e 345 euro për protezat e invalidëve të luftës

Qeveria në detyrë e Kosovës ka ndarë 579 mijë e 345 euro për protezat e invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Vendim ky që u miratua në mbledhjen elektronike të qeverisë në detyrë.

“Me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës është aprovuar kërkesa e Shoqatës se Invalidëve të Luftës së UÇK-së për ndarjen e mjeteve financiare në vlerën prej pesëqind e shtatëdhjetë e nëntëmijë e treqind e dyzet e pesë euro (579,345.00 €) për mbulimin e shpenzimeve për nevojat emergjente për protezat e Invalidëve të luftës së UÇK-së”, thuhet në komunikatën për media nga zyra e kryeministrit.

Këto mjete do të shfrytëzohen vetëm për qëllimet e specifikuara me kërkesën Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe shfrytëzimi i tyre do të monitorohet nga komisioni në këtë përbërje, përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Kryesues, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë – anëtar; drejtori i Zyrës për Çështje të Kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së – anëtar; përfaqësues nga Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së – anëtar.

Komisioni do të monitorojë shpenzimin e mjeteve të ndara dhe do të përgatis raportin e detajuar për Qeverinë. Vendimi obligon për zbatim Ministrinë e Financave, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së. Gjithashtu vendimi rekomandon që institucionet të ofrojnë zgjidhje të përhershme për invalidët e luftës së UÇK-së në pajtim me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 03.02.2021.

Postime të ngjashme

Presidentja Osmani dorëzon medaljen post-mortem për Beau Biden

D V

I nxehti afrikan, sot temperatura të larta në vendin tonë

D V

Ardhja e bashkatdhetarëve, fluks i madh i veturave në pikat kufitare – te Dheu i Bardhë kolona e gjatë deri në 1500 metra

D V

Në rajonin e Prishtinës, gjatë natës së kaluar janë konfiskuar 10 patentë shoferë

D V

Zyrtare, Bedri Hamza kandidat i PDK-së për kryetar të Mitrovicës

D V

Infektologu Tolaj tregon se pse po infektohen të vaksinuarit kundër COVID-19

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...