Kosovë

Qeveria ndanë 60 milionë euro për subvencionimin e pagave të bizneseve

Zhurnal Ads

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka ndarë 60 milionë euro për subvencionimimin e pagave për bizneset aktive.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami në prezantimin e këtij propozimi tha se, subvencionimi përfshinë edhe bizneset e reja të regjistruara nga fillimi i vitit deri në muajin gusht 2020.

“Sipas Programit për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe sipas vendimit të Qeverisë së datës 13 gusht, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit ndahen 60 milionë euro, ndarja behët për subvencionimin e pagave për bizneseve aktive bazuar me numrin e të punësuarve, të deklaruar në deklaratën e tatimit të muajit dhjetor 2019 që plotëson kushtet në vijim: të kenë statusin e tatimpaguesit aktiv për muajin korrik dhe të kenë të dorëzuar deklaratën tremujore”, tha Bajrami, përcjell Telegrafi.

Sipas saj, nga ky vendim nuk do të përfitojnë ndërmarrjet publike dhe bizneset që e kanë të rregulluar tregun nga rregullatorët.

“Subvencionimi përfshin edhe për bizneset e regjistruara për periudhën janar-gusht 2020, ku në këtë rast subvencionimi bazohet në numrin e të punësuarve për muajin korrik 2020. Nga ky vendim nuk do të përfitojnë ndërmarrjet publike dhe bizneset që e kanë të rregulluar tregun nga rregullatorët”, tha ajo.

Bajrami në këtë mbledhje tha se janë ndarë edhe 7.5 milionë euro për subvencionimin e skemës pensionale.

“Ndahen 7.5 milionë euro për subvencionimin e skemës sociale për periudhën tetor-dhjetor 2020. Kjo pagesë kryhet në baza mujore me pagesën e rregullt të skemës sociale. Po ashtu, ndahen 12 milionë euro për subvencione dhe 1 milionë euro për përkrahjen e ndërmarrjeve publike”, përfundoi Bajrami.

Po ashtu, në këtë mbledhje është miratuar vendimi për dyfishimin e subvencioneve për bujqit.

Postime të ngjashme

Gjenerallejtnant Kadri Kastrati rezulton pozitiv me COVID-19

D XH

KMDLNJ përkrahë kërkesat e Sindikatës së Policisë së Kosovës

admin

Ekspertët vlerësojnë se Serbia s’e ka asnjë pronë në Kosovë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...