Qeveria në prag të dëbimit të ASH-së, strukturat filluan ta braktisin Taravarin!

nga I.A

Shkup, 21 prill – Kur kryetari apo prijësi i partisë merr vendime kokë në vete e që pastaj kryesia e mbështesin unanimisht vetëm për ta parë se ku po i dërgon ky alamet lideri e pritshme është të ndodhë edhe çarja e partisë. Kur Ziadin Sela e dërgoi krahun e tij të partisë me BDI-në, 90% siç deklarohet edhe vet Taravari e partisë u rreshtuan pas këtij të fundit i cili u pozicionua me opozitën e atëhershme. Sepse, trupi votues i ASH-së nuk është i përgatitur ta votojë BDI-në. Edhe duke e ditur këtë Taravari pa qenë trim mori guximin publikisht të tregojë “lezetin” që e ka përjetu derisa ka pasur bisedë telefonike me atë BDI-së, dhe e solli partinë në buz të shkatërrimit, shkruan Zhurnal.

Anetaret-e-nenshkruar-qe-jane-larguar-nga-ASH-ja-e-Taravarit

Ky pozicionim i këtyre anëtarëve është i duhuri sepse njëjtë kanë vepruar edhe vitin e kaluar. Pra, ka kaluar kohë kur anëtarët shihen si trumë apo tufë ngado që shkon lideri pasojnë edhe vartësit. Kjo gjë nuk ndodh as në teori e lëre më në praktikë. Aq më pak kur lideri devijon në përmasa të paparamendueshme që derisa është në pushtet me një koalicion zhvillon takime e biseda me parti opozitare për të testuar nëse do t’i ofrohet ndihmë.

Pra, Taravari nga një politikan që bëri kthesën e duhur vitin e kaluar përfundoi në një politikan që merr vendime sikurse të jetë “i dehur”, me vetëdije të plotë në emër të shpëtimit të partisë po e shkatërron partinë. Pakënaqësitë në VLEN janë parë nga qielli, por qëllimi i themelimit të VLEN-it mesa është dëgjuar e parë në publik nuk ka qenë plotësimi i “epsheve” apo kënaqësive të liderëve të partisë, por për ta sjellë ndryshimin.

Taravari pa kondocion afatgjatë, flamurin e bardhë opsion të parë –

Arben Taravari u dorëzua i mungoi kondicioni për ta sjellë dhe mbajt ndryshimin. Kandidoi për president i humbi zgjedhjet, këtë dështim ia mbuluan tre liderët tjerë në zgjedhjet parlamentare dhe arritën që të katër bashkërisht të korrin fitoren e duhur për të qenë legjitim si përfaqësues të shqiptarëve.

Nga kryetar i partisë u bë minister i Shëndetësisë, tenderi parkingut u bë shkas për ta kuptuar të gjithë se raportet Mickovski- Taravari nuk janë ashtu siç dëshirojnë struktura e tij. Megjithatë, menjëherë u dorëzua në vend se të shikojë gabimet ku ka bërë partia e tij në raport me partitë tjera partnere, iu vërsul partive tjera me akuza nga pozita e pushtetit lëshonte kritika paushalle pa kurrfarë baze më ashpër se një opozitar i dëshpëruar.

Kjo sapër ta dëmtuar një koalicion që e solli ndryshimin. Bënte veprime fëmijrore që pastaj të ankohet e viktimizohet se më dëbuan nga koalicioni. Liderët tjerë të VLEN treguan maturi dhe pjekuri politike vepruan menjëherë dhe ia stopuan aventurat Taravarit i cili përsërisim që bënte veprime sikurse të jetë i “dehur”. Pa i menduar pasojat e përfundimit.

Arben Taravari u dorëzua nuk arriti dot që qëndrojë në anën e ndryshimit, Ngreu flammurin e bardhë dhe u drejtua drejt Zajazit për të marrë kondicion. E si duket struktura dhe anëtarët kësaj partia nuk e pëlqejnë këtë destinacion prandaj morën vendim të menjëhershëm u larguan. Dhe, këto disatancime vetëm se kanë filluar, fundi nuk u dihet, mbase edhe mund të dihet, deri në anëtarin e fundit jashtë ASH-së. ASH-ja jashtë skenën politike. /Zhurnal.mk

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More