Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Qeveria nesër pritet të vendos për ujësjellësin në Siniçan

Shkup, 3 shtator, zhurnal.mk – Qeveria nesër pritet të vendosë nëse do të vazhdojnë punimet për ujësjellësin e fshatit Siniçan. Zyrtarët e qeverisë sot po shqyrtojnë raportin e ekspertëve të Shoqatës aksionare për ekonomizimin për ujërat e vaditjes.

Nga Qeveria gjithashtu thanë se Komuna e Bogovinës duhet të dorëzojë dokumentet e nevojshme edhe në Ministrinë e Bujqësisë. Nga Komuna e Bogovinës thonë se presin dritë jeshile nga Qeveria për vazhdimin e punimeve, dhe se dokumentacionin e nevojshëm e kanë dorëzuar te institucionet përkatëse.

Nga ana tjetër, banorët e fshatit Siniçan vazhdojnë të qëndrojnë në bjeshkët e fshatit të tyre, duke shprehur mllefin e tyre kundër ndërprerjes së punimeve. Ata thonë se nuk zmbrapsen nga protestat për aq kohë sa nuk vazhdojnë punimet për ujësjellësit.

Në bjeshkët e Siniçanit, edhe më tej qëndrojnë organet e policisë, e cila, po ashtu pas dhënies së dritës jeshile për vazhdimin e punimeve, pritet të tërhiqet nga vendi i ngjarjes.

Postime të ngjashme

Rinkeviçs pas takimit me Dimitrovin: Shpresoj se Maqedonia e Veriut do të jetë anëtarja e 28-të e BE-së

R Zh

Kuvendi e përfundoi debatin për Projektligjin një pjesë e Malit Sharr të shpallet Park nacional

R Zh

Gjykata Civile dhe Penale Shkup do të përforcohen me nga tre gjyqtarë, vendosi Këshilli Gjyqësor

R Zh

Gjermania kategorikisht kundër ndryshimit të kufijve në Ballkanin perëndimor

Z H

39 viktima dhe 603 raste të reja me Covid në Maqedoni

Z H

Universiteti i Tetovës së bashku me Ambasadën e SHBA-ve në vendin tonë dhe Këndin Amerikan në Tetovë shënuan Ditën e Planetit Tokë

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...