Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Qeveria nuk arriti marrëveshje me bankat për ndihmën prej 6 mijë denarë

Shkup, 26 dhjetor – Qeveria nuk ka arritur të bëj një ujdi me bankat për të shtyrë afatin e lëshimit të 6,000 denarëve ndihmë shtetërore, i cili skadoi dje. Kjo do të thotë se të gjithë qytetarët që nuk kanë azhurnuar të dhënat personale, apo nuk kanë arritur të hapin një llogari të re bankare pas atyre të bllokuarave nga borxhet, për momentin do ta kenë të pamundur ta marrin këtë ndihmë financiare. Nga ekzekutivi thonë se gjatë ditës së djeshme një pjesë e madhe e qytetarëve, të cilët janë në listë, kanë përditësuar të dhënat.

Qeveria e RMV-së: “Paratë do t’u paguhen të gjithëve që kanë nevojë dhe do të mund t’i shfrytëzojnë për shpenzime personale. Lidhur me hapjen e llogarive të reja për qytetarët me xhirollogari të bllokuara, kujtojmë që procesi realizohet përmes bankave që kanë mundësi teknike për këtë dhe pagesa bëhet pa ndonjë problem. Përpunimi i 70 mijë ankesave të paraqitura nga qytetarët që nuk ishin në listën e marrësve është në fazën përfundimtare.”

Por, nga Qeveria nuk na precizuan se sa qytetarë kanë mbetur me duarbosh pa këtë ndihmë edhe pse kanë qenë në listë! Sipas Ligjit për mbështetje financiare deri më 25 dhjetor do të duhej që të gjitha mjetet të derdhen tek kategoritë si prindërve të vetëm, fëmijët pa prindër, të papunët që janë kërkues pasiv të punës, artistët e estradës dhe artistët të tjerë si dhe të moshuarit me pensione të ulëta. Bankat tregtare kumtojnë se do të veprojnë sipas ligjit dhe mjetet e pashfrytëzuara do t’i kthejnë në arkën e shtetit.

Bankat tregtare: “Nëse të dhënat nuk azhurnohen, fondet nga mbështetja financiare nuk do të alokohen në llogarinë e tyre, dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit, më 26 dhjetor do të kthehen në llogarinë e Qeverisë.”

Kjo mbështetje nga “Pako 4” e masave anti-krizë përfshin rreth 300 mijë qytetarë kurse nga buxheti janë ndarë 27.6 milion euro.

Postime të ngjashme

Arian Hakiki u zgjodh kryetar i Alternativës në degën e Tearcës

R Zh

Rexhepi: Gazifikimi i amvisërive në pjesën më të madhe të komunave do bëhet realitet në fillim të vitit të ardhshëm

R Zh

Ali Ahmeti: Diaspora, pjesë e pandarë e jona

R Zh

Ademi: ASH-AA manipulojnë me numrin e qytetarëve që nuk kanë nënshtetës

R Zh

Makraduli: Dokumentet personale do t’ju vijnë në adresë shtëpie

T E

Selami: Qytetarët të jenë të qetë, të gjithë do të regjistrohen

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...