Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Qeveria nuk di nëse dikush prej kontakteve të Spasovskit është në izolim

Zhurnal Ads

Shkup, 28 tetor, zhurnal.mk – I pyetur nëse Qeveria ka informacione se sa persona-kontakte kanë përfunduar në izolim pasi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski rezultoi pozitiv me Covid-19, zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski në konferencën e sotme për shtyp tha se për momentin nuk kanë asnjë informacion.

“Deri në këtë moment, ende nuk kemi informacione nga Instituti i Shëndetit Publik dhe nga Qendra për Shëndet Publik në lidhje me atë se sa persona, ose nëse dikush prej kontakteve të ministrit të Punëve të Brendshme, që është pozitiv me Covid-19, kanë marrë vendim për izolim. Gjatë ditës do të informojmë”, deklaroi Arsovski.

Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski rezultoi pozitiv me Covid-19 gjatë ditës së hënë, një ditë pas kongresit të LSDM-së. Pas lajmit, për koronavirus u testua edhe kryeministri Zaev, i cili mbrëmjen e djeshme njoftoi se ka rezultuar negativ.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

LSDM: Qeveria e përgatit pakon e re të masave, me kredi pa interes janë ndihmuar 1300 ndërmarrje

E.E.

BE-ja nuk e miratoi kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut

E.E.

Bytyqit dhe Bekteshit takohen me Poçivalshek: Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut janë vende mike me bashkëpunim të fortë ekonomik

T E

Nga viti i ardhshëm fillojnë të shtypen pasaporta dhe letërnjoftime me emrin e ri të shtetit

Z H

Sela do të inicojë ndryshime kushtetuese, të hiqet 20 përqind

T E

Një pjesëtar i Alfës do të dëshmojë në rastin “Monstra”

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...