Maqedoni

Qeveria nuk diskuton sot për hapjen e kufijve pa PCR test

Zhurnal Ads

Shkup, 29 shtator, zhurnal.mk – Qeveria sot nuk do të vendos për heqjen e PCR testit negativ. Burime nga mbledhja e Qeverisë kanë bërë të ditur se në rend dite nuk është vendosur rekomandimi i Komisionit për Sëmundje Infektive, pasi paraprakisht Shtabi Krizës nuk ka dhënë një pëlqim përfundimtar për të. Në ndërkohë mësohet se negociatat mes grupit të punës nën udhëheqjen e përfaqësuesit të Ambasadës së SHBA-ve në Shkup janë në drejtimin e duhur.

Deri tani, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Mali i Zi janë pajtuar për heqjen e testit njëkohësisht, ndërsa gjatë javës pritet qëndrimi përfundimtar i Qeverive në Bosnjë dhe në Serbi.

Në rast se dështon përpjekja për heqjen e testeve PCR negativ me vendim të përbashkët, autoritetet vendase paralajmërojnë marrëveshje bilaterale me Kosovën dhe Serbinë, ndërsa më pas negociata të ndara do të zhvillohen edhe me Greqinë dhe Bullgarinë si vende anëtare të BE-së.

Heqja e testeve sot diskutohet edhe në Kosovë, ku për vizitë gjenden zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani dhe drejtori i ISHP-së, Shaban Memeti.

Postime të ngjashme

Spasovski: Policia do të intervenojë pas çdo raportimi për shkelje të masave kundër Kovid-19

admin

Mickoski bën thirrje për protesta për mbrojtje të identitetit maqedonas

T E

Debat i nxehtë mbi rebalancin, akuda dhe kundërakuza pozitë-opozitë

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...