Qeveria: Nuk është emëruar u.d. zëvendësdrejtor në INP Idrizovë

nga Xh M

Shkup, 27 korrik – Qeveria sot njoftoi se nuk është emëruar u.d. zëvendësdrejtor në INP Idrizovë dhe kërkon që LSDM të mos përhapë dezinformata në publik.

“Ka pasur propozim të tillë për emërimin e u.d. zëvendësdrejtor në INP Idrizovë, por pas kontrolleve shtesë ai nuk është pranuar”, thonë nga Qeveria.

Shtojnë se personi të cilin LSDM e ka përmendur në konferencë për media nuk do të jetë në atë funksion, dhe do të ketë emërim të ri në këtë pozitë në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

“Sa i përket drejtorit të burgut në Prilep, për çdo individ ekziston prezumimi i pafajësisë, ekzistimi i kallëzimit penal pa aktgjykim të formës së prerë nuk është garanci për vepër të kryer”, thuhet në kumtesën e sotme nga shërbimi për shtyp i qeverisë.

Nga Qeveria bëjnë thirrje që LSDM të mos spekulojë dhe ta dezinformojë publikun.

LSDM-ja sot më parë në një konferencë për media thoshte se një kriminel i dënuar i cili katër vite kishte vuajtur dënim me burg është emëruar u.d. drejtor në burgun Idrizovë, departamenti Veles, si dhe se një persona i cili ka kallëzim penal për “punë të pandërgjegjshme” është emëruar u.d. drejtor i burgut në Prilep.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More