Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Qeveria: Nuk ka kërkesë nga Bullgaria që komuniteti etnik bullgar të përfshihet në Kushtetutë

Shkup, 5 mars – Deri më tani në negociatat me Republikën e Bullgarisë nuk është biseduar që komuniteti etnik bullgar të jetë i përfshirë në Kushtetutën tonë dhe nuk ka një kërkesë të tillë nga autoritetet bullgare, thonë nga Qeveria.

Nga Qeveria theksojnë se Maqedonia e Veriut është një shtet civil dhe Kushtetuta jonë i garanton të drejtat e të gjithë qytetarëve pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike.

Qeveria thekson se diversiteti etnik është ai që e bën vendin të njihet në botë dhe me çka duhet të jemi krenarë.

Qeveria gjithmonë do të ndërmarrë aktivitete proaktive që synojnë forcimin e të drejtave të secilit individ ose grup.

Presidenti Stevo Pendarovski, siç deklaruan nga Kabineti i tij për “Sloboden peçat”, nuk sheh të nevojshme ndryshimet në Kushtetutës.

“Një gjë e tillë as nuk është kërkuar nga pala bullgare, e as presidenti pret që të ndodh kjo sepse miratimi i amendamenteve eventuale të Kushtetutës janë vetëm e drejtë e jona sovrane dhe kompetencë. Në këtë moment, presidenti nuk sheh kurrfarë nevoje për çfarëdo lloj ndryshimesh të Kushtetutës, deklaruan për gazetën ‘Slloboden Peçat’ nga Kabineti i presidentit sa i përket asaj se cili është qëndrimi i shefit të shtetit për propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, që bullgarët të futen në Preambulën e Kushtetutës.

Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, sot, duke sqaruar deklaratën e tij të mëparshme se nuk ka rezerva për bullgarët në Maqedoninë e Veriut që të përmenden në Kushtetutë si një bashkësi e veçantë etnike, tha se ” nuk do të lejojmë askënd të bëjë fushatë se shteti bën presion mbi ndonjë qytetar sepse përkatësia etnike “.

“Shteti i mbron të drejtat individuale dhe kolektive dhe nuk do të lejojmë, nëse për shkak të agjendës zgjedhore, ose për shkak të dallimeve bilaterale, dikush ta tregojë shtetin se kufizon të drejta individuale ose kolektive. Nuk kemi kurrfarë rezerva t’i tregojmë qytetarët ashtu siç prezantohen dhe nuk guxojmë të lejojmë dikush të bëjë fushatë se shteti bën presion, represion në cilindo qytetar për shkak të përkatësisë së tyre etnike”.

Ai mbrëmë tha se bullgarët në vend duhet të ndjehen si qytetarë të lirë të cilët mund të organizohen si bashkësi kolektive, dhe do t’i kenë gjithë të drejtat, dhe nëse duhet edhe përmendjen e tyre në Kushtetutë.

Postime të ngjashme

Dorëzohet VMRO-DPMNE: Tërheqë amandamentet për ligjin për shtetësi

Z H

Ivanovska paralajmëron se do ta paraqesë në polici finansiare Dragi Rashkovskin

Z H

Mickoski uron muslimanët me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

B L

Spasovski – Kangler: Vazhdon bashkëpunimi i shkëlqyer me Slloveninë

Z H

Filipçe apel deputetëve të mbështesin çmimoren për trajtim antikovid në spitalet private

B L

Xhaferi uron besimtarët myslimanë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...