Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Qeveria përcakton zv.kryeministrin dhe kryetarët dhe anëtarët e komisioneve

Shkup, 1 shtator – Zhurnal.mk – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në mbledhjen e sotme të parë, konstituive, ua uroi zgjedhjen e anëtarëve të Qeverisë dhe iu dëshiroi sukses në realizimin e Programit për Punë të Qeverisë në periudhën prej vitit 2020 deri në vitin 2024.

Në mbledhjen konstituive për zëvendës të kryetarit të Qeverisë ishin përcaktuar Artan Grubi, ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, i cili do të jetë edhe zëvendëskryetari i parë i Qeverisë, Lupço Nikollovski zëvendëskryetar për Luftë kundër Korrupsionit, për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Resurse Njerëzore, Fatmir Bytyqi si zëvendëskryetar i Qeverisë për Çështje Ekonomike dhe për Koordinim me Resorët Ekonomikë dhe Nikolla Dimitrov si zëvendëskryetar i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane.

Janë emëruar edhe kryetarët dhe anëtarët e komisioneve themelore të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga pres-shërbimi qeveritar informuan se si kryetar i Komisionit për Sistem Ekonomik dhe Politikë Rrjedhëse Ekonomike është emëruar zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Ekonomike dhe për Koordinim me Dikasteret Ekonomikë Fatmir Bytyqi, ndërsa me komisionin do të bashkudhëheqë edhe ministri i Financave Fatmir Besimi.

Si kryetar i Komisionit për Sistem Politik është emëruar ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive dhe zëvendëskryeministër i parë i Qeverisë, Artan Grubi, ndërsa si kryetar i Komisionit për Resurse Njerëzore është emëruar Lupço Nikollovski, zëvendëskryetar për Luftë Kundër Korrupsionit, për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe Resurse Njerëzore.

Postime të ngjashme

Shallenberg: Shkupi dhe Sofja të zgjidhin kontestin dypalësh, Austria e gatshme të ndërmjetësojë

B L

Interpelancat në Kuvend, “ping – pong” i qeverisë me opozitën

R Zh

Vazhdon mbledhja e Komisionit për çështje historike, debati mbi figurën e Goce Dellçevit

B L

Gjendja me Kovid-19 po qetësohet, kërkohet vigjilencë në periudhën që vijon

B L

Rrugët në disa vende të lagështa, intensiteti i komunikacionit mesatar

B L

Nuhiu takon Isenin / Gjuha shqipe edhe do të shkruhet edhe do të mbrohet gjithandej

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...