Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Qeveria përfundon seancën e 13-të, ja vendimet

Shkup, 20 tetor – Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot zhvilloi seancën e 13-të, ku u miratuan rekomandimet e Komisionit për sëmundje ngjitëse në lidhje me kufizimet për parandalimin e virusit korona.

“Kufizohet orari i punës së objekteve hotelerie deri në ora 23:00”, raportojnë nga Qeveria, duke sqaruar se kjo ishte një kërkesë e Komisionit.

Qeveria raportoi se do të zvogëlohet deri në 50% numri i udhëtarëve në transportin publik, në krahasim me numrin e planifikuar në automjet. Një nga rekomandimet e pranuar nga Qeveria është edhe ajo se administrata të punojë në ndërrime ose online, duke e reduktuar përmes rotacionit.

Kryeministri Zoran Zaev ka pranuar kërkesën për shkarkimin e Lidija Dimovës, drejtoreshës së Agjencisë kombëtarë për projekte evropiane arsimore dhe lëvizshmëri.

Qeveria gjithashtu ka propozuar edhe propozimin e ndryshimeve ligjore, si zgjidhje për problemet në institucionet shkencore.

Protokolli për kryerjen e provimit profesional nga mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkolla gjatë pandemisë, gjithashtu u miratua nga Qeveria.

Qeveria miratoi tekstin e ri për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për financimin e njësive e vetëqeverisjes lokale, të cilën do ta dorëzojë në Kuvend për votim.

Sot në seancë gjithashtu u miratua teksti i ri i Propozim ligjit për ndryshime në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor.

Qeveria i rekomandoi bankat që pensionet për muajin tetor t’i shpërndajë duke i ndarë pensionistë në katër grupe, sipas vlerës së pensionit.

Postime të ngjashme

ASH-AAA: Zaevit nuk i pengon numri i dëshmitarëve, por numri i shqiptarëve

D J

Në gjykimin për “organizatorët e 27 prillit” dëshmuan më shumë dëshmitarë të mbrojtjes

D J

Ahmeti – Silvestri: Jo politizim dhe etnizim të regjistrimit

D J

Zaev: Në mënyrë kategorike kërkuam prej Telegramit ta fshijë grupin “Dhoma Publike”

D J

Dhjetë sportistë do të marrin bursë vjetore nga Komuna e Gostivarit

D J

Kungullovski: Lloji britanik i virusit korona sipas gjitha gjasave do të bëhet dominant

D J

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...