Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Qeveria përsëritë premtimet e parealizuara dhe gjysmë të realizuara edhe në programin e ri 2020-2024!

Zhurnal Ads

Shkup, 4 shtator, zhurnal.mk – Qeveria e re në programin e saj për vitin 2020-2024 ka kopjuar një pjesë të premtimeve nga mandati i kaluar, ndërsa disa fare nuk janë realizuar. Disa të tjera janë pjesërisht të realizuara, si rritja e pagave, por mbetet të realizohet në mandatin e ardhshëm 4 vjeçarë, shkruan Zhurnal.

Në 54 faqet e programit të qeverisë është shkruar vizioni i LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së për atë se si do të duket puna e partnerëve të koalicionit në Qeverinë e re gjatë 4 viteve të ardhshme. Fokusi kryesor në programin qeveritarë është vendosur ndaj ekonomisë, e cila është më e prekur nga pasojat e pandemisë me koronaviruwsin, pastaj edhe në shëndetësi dhe ambientin jetësorë.

LSDM me koalicionin “Mundemi” në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare që u mbajtën më 15 korrik, arriti të fiton 46 mandate. BDI ishte fitues në kampin politik shqiptarë me 15 mandate, ndërsa PDSH fitoi një mandat, që ishin mjaftueshëm për formimin e shumicës parlamentare prej 62 deputetëve. Më 30 gusht ishte zgjedhur edhe Qeveria e re dhe u vërtetua programi i saj.

Qeveria e vjetër- e re për dallim nga mandati i kaluar, këtë herë ofroi program më të shkurt për 4 faqe, por disa nga premtimet janë kopjuar edhe pse ishin vendosur në letër në vitin 2017, mbeten të përmbushen deri në vitin 2024.

Paga më të larta

Paga më të larta minimale dhe mesatare ishte një ndër premtimet kryesore të Qeverisë së kaluar nga partnerët mirë të njohur LSDM dhe BDI bashkë me Aleancën për Shqiptarët që tanimë është në opozitë.

“Rritja e pagës minimale në 16.000 denar (deri në përfundim të mandatit), dhe sigurim të mbrojtjes më të madhe të të drejtave të punëtorëve. Pjesë nga masat do të stimulojnë pagesën e pagave më të larta me qëllim që paga neto mesatare në Republikën e Maqedonisë të rritet deri më 30.000 denarë”, potencohet në programin qeverisës për 2017-2020.

Është fakt që paga minimale është rritur, por në 14.500 denarë, gjegjësisht 1500 denarë më pak nga ajo që është parashikuar. Është rritur edhe paga mesatare në 26.867 denarë, por këtu mungojnë disa mijëra denarë që të arrihet deri te 30.000 denarët e premtuara.

Në programin e ri përsëri paralajmërohet rritja e pagave, vetëm se këtë herë në përqindje.

“Rritje e pagës minimale deri në përfundim të mandatit nga 20 deri 40% dhe rritje të pagës mesatare deri në përfundim të mandatit nga 20 deri 30%, varësisht nga zgjatja dhe ndikimi i epidemisë ndaj ekonomisë botërore e vendore”, parashikon programi qeverisës për vitin 2020-2024.

Kemi plan për një ekonomi inovative, stabile dhe konkuruese e përgatitur të përgjigjet ndaj sfidave të reja dhe të ofron mundësi për secilin, porositi kryeministri Zoran Zaev në ekspozen e tij në Kuvend kur prezantoi programin qeverisës para deputetëve.

“Qëllimet tona janë të qarta, 20.000 denarë pagë minimale dhe pagë mesatare prej 34.000 denarëve deri në përfundimin e mandatit katër vjeçarë”, deklaroi ai.

Gazetari, Urim Saliu për Zhurnal ka deklaruar se Qeveritë pa mandate të plota kanë një mundësi arsyetimi për mos realizimin e programit të tyre.

“Është fakt se të gjitha ato premtime nuk u realizuan dhe disa janë bartur në këtë mandat të ri ,qoftë edhe si kopjime në programin e ri qeverisës.Kjo ka dy gjëra shqetësuese.E para pse nuk u realizuan ato premtime elektorale pa marrë parasysh rrethanat, përfshirë edhe pandeminë dhe përplasjet politike dhe e dyta është një përgjegjësi e madhe e opozitës se përse nuk arritën të përfitojnë nga kjo dhe humbën. Kjo duhet gjykuar dhe në të njëjtën kohë të kërkohet përgjegjësi nga të gjithë palët”, thotë Saliu.

Për opozitën premtimet e Qeverisë janë të vjetra dhe të njejtat që nuk ishin përmbushur.

“Asgjë e re, premtojnë pagë mesatare prej 600 euro kur nuk e përmbushëm premtimin prej 500 euro. Dhe ndërkohë, nga mitingjet para zgjedhjeve deri në seancën e mbrëmshme të Parlamentit e ulën premtimin e tyre, dhe tani premtojnë 570 euro pagë mesatare, që me siguri edhe këtë nuk do ta përmbushin”, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në pres konferencë.

Nga fillimi i epidemisë deri më tani, sipas Agjencisë për punësim, janë larguar nga puna 11.734 persona. Nga Qeveria premtojnë edhe përqindje stabile të papunësisë gjatë kohës së korona krizës. Pas përfundimit të saj, qëllimi është edhe të arrihet papunësi njëshifrore. Lidhur me politikat sociale, përqindja e varfërisë e cila sipas parashikimeve, nuk u ul në 16% në vitin 2020, tani qeveria do të tentoj ta arrijë deri në vitin 2024, këtë herë me aksent të varfërisë së fëmijëve.

Përsëri do të mundësohet sistem fleksibil pensional me mundësi të pensionimit të parakohshëm deri në maksimum 5 vitee para arrtijes së të drejtës së pensionit.

Infrastruktura

Planet për investime në infrastrukturën rrugore janë ambicioze sikur gjatë herës së kaluar, sepse disa nga autostradat ende janë në ndërtim, si Kërçovë-Ohër dhe Shkup-Bllacë. Në vitin 2017 ishte paralajmëruar ndërtimi i 600 kilometrave autostradë, 550 kilometra rrugë magjistrale dhe rajonale dhe 1000 kilometra rrugë lokale. Nga viti 2020 do të ndërtohen 560 kilometra autostrada dhe rrugë rajonale, pastaj 950 kilometra rrugë lokale dhe rehabilitim të rrugëve në gjatësi prej 1500 kilometra.

Lidhur me infrastrukturën hekurudhore përsëriten projektet për elektrifikimin e hekurudhës Shkup-Shkup Veri-Gjorçe Petrov – Vollkovë – Bllacë dhe përpunim të dokumentacionit të plotë teknik Kërçovë-Ohër-Strugë dhe Kërçovë deri në Lin, si dhe ndërtimi i hekurudhës Kumanovë-Bellakovce-Kriva Pallankë-Deve Bair.

Shëndetësi

Pagat bazë e të gjithë punjonësve shëndetësorë do të rriten dyfish deri në përfundim të mandatit, kishte premtuar Qeveria në vitin 2017. Por, në afat prej 3 viteve, për 50 për qind iu është rritur paga vetëm mjekëve specialistë, deri sa motrave medicinale për 33 për qind, mjekëve të përgjithëm për 29 për qind, ndërsa bashkëpunëtorëve shëndetësorë për 15 për qind. Për punëtorët shëndetësorë dhe bashkëpunëtorëve të tyre që janë të parët të prekur nga pandemia e koronavirusit tani parashihet rritje të pagave për çdo vit deri më 10 për qind.

Asessi nuk po fillon ndërtimi i Qendrës klinike universitare në Shkup që po premtohet vite me rradhë dhe i cili duhet të siguron shërbime kualitative shëndetësore për gjithë qytetarët e vendit.

Nuk u ndryshua edhe sistemi “Termini im”, përmes së cilës caktohen kontrolle mjeksore dhe intervenime, me sistem tjetër, në përputhje me paralajmërimet e programit qeverisës në vitin 2017, e cila do garanton mbrojtje shëndetësore të shpejtë dhe kualitative në të gjitha nivelet, me afate të vërtetuara dhe obligime.

Ambienti jetësorë

Për dallim nga e kaluara në programin e ri ka më shumë përkushtim ndaj ambientit jetësorë. Programi është shumë i zgjeruar dhe përpunuar, por Qeveria atë që e premtoi më parë nuk e realizoi si revidimi i vendimit për import të veturave të vjetra me qëllim të siguron nivel më të ulët të ndotjes së ajrit në komunikacion, ndërsa nuk ishte formuar as fond për ambientin jetësorë, e cila nuk është pjesë e programit të ri qeverisës.

Ajo që është vendosur që të realizohet me programin e ri, edhe pse ishte pjesë e planeve të vjetra është se Qeveria përsëri paralajmëron se do të punon në infrastrukturën integruese rajonale për mbledhjen dhe trajtimin e deponive, me aksent të mbledhjes së pjesshme, në vende ku krijohen deponitë, në materiale të cilat mund të reciklohen. Gjithashtu këtë vit do të duhet të sillet edhe plani nacional për prevenim të deponive.

Në të dyja programet Qeveria i ka potencuar edhe planet e saja për arsim, gjyqësorë, administratë, integrimin evropian të vendit, bujqësi, kulturë dhe sport.

Në politikë, përmbushja e premtimeve të dhëna gjatë fushatës kur dhe qytetarët japin besimin e tyre, e përcaktojnë integritetin e personit në përfundim të mandatit, tha Zaev para Parlamentit, që tani ka 4 vite të tjera për përmbushjen e disa premtimeve të vjetra, por edhe të disa premtimeve të reja.

Postime të ngjashme

Trajtimi për Covid-19 përmes telefonit

XH,I

“Fëmijët tanë nuk janë eksperiment i juaj”, nënat me fëmijë të vegjël protestojnë kundër kthimit në punë

T E

12 viktima dhe 161 të infektuar të ri me coronavirus

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...