Maqedoni TOP LAJM

Qeveria planifikon Qendër të re klinike, rekonstruksion të spitaleve dhe paga më të larta deri në vitin 2024

Zhurnal Ads

Shkup, 4 shtator – Zhurnal.mk – Qeveria e re planifikon në katër vitet e ardhshme të vazhdojë me investimet në sistemin shëndetësor, si në infrastrukturën, ashtu edhe në resurset njerëzore, pajisje dhe metoda dhe terapi më të avancuara.

Deri në fund të vitit, siç bëhet e ditur mes tjerash në programin qeveritar për periudhën 2020-2024 në pjesën që ka të bëjë me shëndetësinë, do të përkufizohet Strategjia dhjetëvjeçare për të veçuar dhe investuar në shëndetësi dhe do të kërkohet mbështetje e gjerë parlamentare për të, meqë sistemit shëndetësor i duhet investim i qëndrueshëm dhe më i lartë.

Në programin bëhet e ditur se Qeveria çdo vit do t’i rrisë pagat e punëtorëve dhe bashkëpunëtorëve shëndetësor deri 10 për qind dhe qëllimi është që paga më e ulët e teknikëve shëndetësorë dhe infermiereve ta arrijë pagën mesatare në shtet deri në vitin 2024.

– Prej vitit 2021 trefish do të rrisim numrin e specializimeve në fusha të përcaktuara saktësisht. Do të shpallim dhe ndajmë specializime plotësuese në bashkëpunim me profesionin shëndetësor, duke marrë parasysh mungesën e specialistëve në më shumë degë mjekësore, do të sigurojmë stazh të paguar të punës për çdonjërin nga mjekët e rinj të ri, por edhe kompensim në para si stimulim, të gjithë mjekët e specializimit me vendbanim jashtë Shkupit që nuk e kanë zgjidhur çështjen banesore do të marrin subvencion prej 12.000 denarëve në muaj, qëndron në programin e Qeverisë.

Theksohet se do të nënshkruhet Marrëveshje strategjike me Spitalin universitar nga Frankfurti për edukimin e mjekëve dhe infermierëve të rinj sipas parimit të rrotacionit, do të hapen kapacitetet e institucioneve publike shëndetësore (sallat e operacionit) për përdorimin e specialistëve në përputhje me kriteret e përcaktuara saktësisht, me çka do të ishin realizuar të ardhura personale plotësuese të IPSH-së, do të zhvillohet modeli i ndryshimeve sistemore në mënyrën e pagesës së mbrojtjes primare shëndetësore, në të cilin do të vlerësohet vëllimi dhe cilësia e shërbimeve që mjekët amë do t’i zbatojnë.

Në këtë drejtim, siç bëhet e ditur, për herë të parë do të vendosen standarde për parandalimin dhe ndjekjen e situatave dhe sëmundjeve të caktuara, të përshtatura për nivelin primar të mbrojtjes shëndetësore, me ndryshimet në mënyrën e pagesës do të nxitet investimi në edukim, në resurse teknike dhe materiale dhe do të nxitet edhe përfshirja aktive e infermieres në realizimin e kujdesit shëndetësor.

– Do të vendosim sistem të edukimit të vazhdueshëm për infermiere në mënyrë që të rriten kompetencat dhe dituritë e tyre në fushën përkatëse ku punojnë, me ndërlidhje të plotë shëndetësore-informatike, tërësisht do të evitohet “shëtitja” e pacientit për shkak të arsyeve administrative në relacionin mjek amë-specialist-doktor amë-barnatore. Qeveria do të vendosë shëndetësi tërësisht elektronike, pa përdorimin e formave të dokumenteve të letrës, qëndron në programin.

Deri në fund të vitit Qeveria planifikon ta vendosë aplikacionin “Shëndeti im” (Moe zdravje) me të cilin për secilin qytetar do të sigurohen të dhëna të ndërlidhura elektronike dhe histori e diagnozave dhe terapive.

Me këtë, siç bëhet e ditur, qytetarët do të kenë pasqyrë dhe përkujdesje më të mirë për shëndetin personal. Paralajmërohet forcim i kapaciteteve të shëndetësisë publike (rajonizim) përmes ndërlidhjes funksionale në të gjitha nivelet e mbrojtjes shëndetësore (primare, sekondare dhe terciare).

Do të përfshihen tërësisht shoqatat e pacientëve në krijimin dhe monitorimin e politikave shëndetësore dhe të cilësisë së shërbimeve shëndetësore me çka do të forcohet roli i pacientëve në komunikimin me opinionin profesional gjatë miratimit të rregullave dhe zgjidhjeve ligjore nga mbrojtja shëndetësore.

– Deri në fund të mandatit të gjithë të sëmurët dhe shtëpitë shëndetësore do t’i bëjmë efikas në aspektin energjetik, ndërsa do t’i rinovojmë të gjitha pikat e vaksinimit dhe repartet më të vjetra në spitalet. Në vitin 2020 do të sigurojmë 70 automjete të reja për ndihmë emergjente mjekësore dhe përtëritje të rregullt të parkut vozitës çdo vit deri në fund të mandatit. Do të vendosim tri pika të reja për Ndihmë emergjente mjekësore në rajonin e qytetit të Shkupit. Koha e përgjigjes së ndihmës së shpejtë mjekësore do të jetë deri në 10 minuta në mjedise urbane dhe deri në 20 minuta në mjedise rurale, bëhet e ditur në programin.

Qeveria në programin paralajmëron se do të fillojë ndërtimin e Qendrës së re, bashkëkohore dhe funksionale Universitare Klinike në Shkup, që do të sigurojë shërbime shëndetësore të cilësisë së lartë për popullatën në gjithë shtetin.

Do të vazhdojë rekonstruksioni, zgjerimi dhe pajisja (duke përfshirë edhe kuadrin e domosdoshëm) në spitalet klinike në Tetovë, Manastir dhe Shtip, dhe do të analizohen nevojat dhe mundësitë për avancimin e tyre në klinikat universitare, duke marrë parasysh edhe lokalitetin, kapacitetet dhe vlerën e investimit të Qendrës së re Universitare Klinike dhe ato qendra do të jenë shumë më efikase dhe më të kapshme për qytetarët me vendosjen e projektit „Telemedicina“ ku udhëton informacioni, e jo pacienti, që do t’i lidhë Qendrën Universitare Klinike në Shkup me tri spitalet klinike në Manastir, Tetovë dhe Shtip.

– Do të bëjmë furnizim të pajisjes së domosdoshme mjekësore për modernizimin e enteve jashtë Shkupit edhe atë “Sh. Erazmo” – Ohër, Spitali i Përgjithshm – Strumicë dhe Qendra Emergjente në Tetovë. Do të investojmë në kapacitete të reja dhe të zgjeruara të spitaleve ditore në të cilat pacientëve, brenda një dite do t’u ofrohen shërbime diagnostikuese ose terapeutike (interniste, kirurgjike, pediatrie) për të cilat është i domosdoshëm hospitalizomi. Do të zhvillojmë kapacitete për kurim dhe kujdes afatgjatë të të sëmurëve kronikë, veçanërisht për personat e moshuar dhe të palëvizshëm në gjendje të rëndë, për të cilët kujdesi shtëpiak nuk është përkatës. Kapacitetet e pashfrytëzuara spitalore do t’i ridestinojmë në shtëpi për persona të moshuar, qëndron në programin.

Paralajmërohet formim i shërbimit për paramedikë në Ndihmën e shpejtë mjekësore, plotësim kadrovik të shërbimit të patronazhit në të gjitha rajonet e shtetit, në bazë të përvojës nga rekrutimi i kuadrit në tri vitet e kaluara, formim të Këshillit për vlerësimin e teknologjisë shëndetësore gjatë furnizimit të pajisjes së re mjekësore ose vendosjen e ilaçeve të reja në listën pozitive, do të miratohen masa dhe aktivitete për uljen e morbiditetit, paaftësimit dhe mortalitetit të parakohshëm të shkaktuat nga sëmundjet më të shpeshta kronike joinfektuese (sëmundjet kardio dhe cerebrovaskulare, sëmundjet malinje dhe sëmundja e sheqerit), ndërsa prej vitit 2021 do të vendoset program i parandalues për skrining të kancerit në lëkurë (melanom).

– Në përputhje me protokollet evropiane dhe shtigjet klinike, do të rritet qasja deri te skriningu mamografik, përmes furnizimit të mamografëve plotësues dhe mamografit celular në mënyrë që të përmirësohet norma e detektimit të afatit të gjirit në fazën më të hershme të mundshme. Do t’i forcojmë programet parandaluese për përmirësimin e shëndetit oral, mjekët e mbrojtjes primare shëndetësore në vendet ku mungojnë mjekë do të mund të punojnë dhe të ofrojnë shërbime (kujdestari, ndihmë të shpejtë, pika të vaksinimit dhe patronazh) për çka do të paguhen në mënyrë plotësuese. Gjithashtu, doktorët nga shtëpitë shëndetësore do të mund të regjistrojnë pacientë si mjekë amë, do të stimulojnë mjekë të rinj që të punojnë në mjedise rurale, përmes ndarjes së granteve për mjekët e rinj të cilët duan të hapin ordinanca në mjediset rurale, bëhet e ditur në programin.

Mes tjerash, paralajmërohet edhe kurim falas në spitalet (lirim nga participimi i disa kategorive të caktuara plotësuese të personave të siguruar shëndetësor ) krahas grupeve deri tani të liruara vulnerabile, sigurim i shërbimeve gjinekologjike përmes kapaciteteve që i ka në dispozicion sistemi shëndetësor në nivelin sekondar, doktorët në spitalet nga fusha e gjinekologjisë dhe pediatria në vende dhe rajone ku mungojnë mjekë amë do të mund të regjistrojnë persona të siguruar si mjekë amë nga këto fusha, do të ketë kapacitete të reja dhe të zgjeruara ekzistuese në spitalet ditore në kuadër të enteve shëndetësore në të cilat pacientët gjatë një dite pune do t’u ofrojnë shërbime të caktuara diagnostikuese ose terapeutike (interniste, kirurgjike, pediatrie) për të cilat nuk është i domosdoshëm hospitalizimi, zhvillim të kapaciteteve për kurim dhe kujdes afatgjatë të të sëmurëve nga disa sëmundje të caktuara kronike, veçanërisht për persona të moshuar dhe të palëvizshëm në gjendje të rëndë, për të cilët kujdesi shtëpiak nuk është përkatës.

Do të themelohen qendra për përkujdesje palatale (hospise) – riadaptim të kapaciteteve ekzistuese shëndetësore, do të ketë revizion të rrjetit për stomatologji sekondare (protetikë, kirurgji orale dhe ortodonti), në mënyrë që të ndryshohen kriteret e larta për rrjetëzim që janë në modelin e tanishëm, revizion të listës së çmimeve të shërbimeve dhe vendosje të shërbimeve të reja në trend me kohën e re në stomatologji, në mbrojtjen shëndetësore sekondare stomatologjike, do të vendosen metoda të reja në secilën prej klinikave përmes sjelljes së ekspertëve të huaj në mënyrë që të avancohet dituria e mjekëve tanë dhe të ulen shpenzimet për kurim jashtë vendit dhe do të vazhdojë trendi i uljes së morbiditetit dhe mortalitetit të nënave dhe foshnjave, me tendencë për afrim pranë mesatares evropiane.

Qeveria do të vendosë shërbime të telekomunikimi në mbulimin e veprimeve të caktuara në shëndetësi (kardiologji, radiologji, ndihmë emergjente mjekësore) në mënyrë që të rritet qasja dhe avancimi i cilësisë së mbrojtjes shëndetësore, do të iniciojë ndryshime substanciale në organizimin e veprimtarisë stomatologjike me studim serioz të qëndrueshëm epidemiologjik për shëndetin oral të popullatës, prej ku do të rezultojnë ndryshimet substanciale në organizimin e shërbimit stomatologjik.

– Do të vazhdojmë me politikën “Ilaç në çdo kohë dhe për secilin pacient”, gjegjësisht pa kuotat që e rrezikonin shëndetin e qytetarëve dhe krijonin nervozë dhe frikë në pjesën më të madhe të muajit. Kjo politikë do të garantojë ilaçe të siguruara edhe në barnatoret edhe në spitalet çdo ditë në muajin. Do të vazhdojmë ta azhurnojmë listën pozitive të ilaçeve dhe të japim terapi më cilësore dhe më moderne me ilaçe, në llogari të zëvendësimit të tretmanëve të vjetruar terapeutik. Do të vazhdojmë me sistemin e sigurimit të citostatikëve përkatës dhe më të mirë dhe terapi inovative për sëmundjet malinje. Siç treguam në rastin me insulinën dhe anulimin e importit paralel, do të vazhdojmë me politikën e ilaçeve bashkëkohore vetëm me certifikata për cilësi. Do t’i avancojmë procedurat që janë të ndërlidhura me kontrollin dhe analizën e cilësisë së ilaçeve në mënyrë që të garantohet cilësia e tyre deri te përdoruesit përfundimtar, qëndron në programin.

Qeveria planifikon të publikojë regjistër të mjeteve të regjistruara mjekësore në mënyrë që qytetarët të mund të konfirmojnë cilësinë e tyre dhe do të bëjë sistem për ndjekjen e konsumit të ilaçeve përmes ndjekjen e secilës kuti të ilaçit me sistemin cloud.

– E gjithë kjo me qëllim që ilaçet të përdoren në mënyrë më racionale, si dhe kontroll dhe përcaktim të rezervave ekzistuese të ilaçeve në vend, me qëllim të parandalimit të mungesës së ilaçeve të caktuara dhe zëvendësimi me kohë i të njëjtave në mënyrë që të rritet qasja deri te pacientët. Këtë do ta arrijmë përmes menaxhimit elektronik të të dhënave, ndërlidhje dhe integrim të plotë e të gjitha sistemeve që operojnë me të dhëna që kanë të bëjnë me ilaçe dhe shërbime shëndetësore. Kështu do të ketë përcjellje e plotë e proceseve që janë të lidhura me ilaçet dhe mjetet mjekësore, bëhet e ditur në programin qeveritar për periudhën e viteve 2020-2024.

Postime të ngjashme

Aksion policor në Tetovë, arrestohet një femër shpërndarëse e drogës

T E

“Shpigel”: Bullgaria me veton e saj për Maqedoninë e Veriut shkaktoi edhe një krizë në BE

XH,I

Gjuajtje me armë mes dy grupeve në Çairçanë (foto)

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...