Qeveria planifikon shpallje publike për Avokat të ri të Popullit

nga Redaksia

Shkup, 8 korrik – Koalicioni qeveritar në Maqedoninë e Veriut përmes një propozimi planifikon shpallje publike për Avokat të ri të Popullit, pak ditë para pensionimit të Naser Ziberit, transmeton Telma. 

Koordinatori i VMRO-DPMNE-së, VLEN-it dhe ZNAM-it, deri te kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, kanë dorëzuar kërkesë për shpalljen e konkursit, pasi më 12 korrik, Ziberi do të mbush 64 vjeç, duke i plotësuar kushtet për pension, ndërsa në përputhje me Ligjin për Avokatin e Popullit, mandati i Avokatit të Popullit do të mbarojë në momentin kur mbushen kushtet për pension.

Në seancën e nesërme të Kuvendit, pritet që të jetë në rend dite edhe miratimi i shpalljes së konkursit, ndërsa të nesërmet pritet publikimi i saj.

Konkursi do të jetë i hapur dhjetë ditë, pastaj Kuvendi do të zgjedh Avokatin e ri të Popullit.

Shpallja me vonesë e Konkursit, do të shkakton zbrazëtirë në funksionimin e Avokatit të Popullit rreth gjysmë muaji.

Ndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut më 23 maj të vitit 2021 me 61 vota “për” e zgjodhi Naser Ziberin për Avokat të popullit. “Për” votuan edhe 26 deputetë nga komuniteti jo-shumicë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More