Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Qeveria pranoi ndryshime dhe plotësime të Ligjit për akciza, për heqjen e Dekretit të miratuar gjatë gjendjes së jashtëzakonshme

Shkup, 5 janar – Qeveria sot në mbledhje pranoi Propozim-ligj për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për akcizat, me procedurë të shkurtër, me të cilin parashihet me ditën e hyrjes së tij në fuqi të ndalojë të vlejë Dekreti me fuqi ligji për zbatim të Ligjit për akcizat gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

“Ndryshimet e propozuara janë me qëllim që të vazhdohet me zbatim të mënyrës së re të llogaritjes së akcizës për karburante të caktuara varësisht nga lëvizja e çmimit me pakicë të karburanteve në bursat botërore dhe njëkohësisht do të mundësohet që edhe më tutje të shfrytëzohet mekanizmi i cili mundëson kthim gradual të vlerave ekzistuese të akcizës në kushte të normalizimit të çmimeve në tregun e derivateve të naftës, ndërsa të cilat janë vendosur me miratimin e Dekretit me fuqi ligji”, informon shërbimi për informim i Qeverisë.

Në mënyrë shtesë, me ndryshimet propozohen dispozita të cilat janë në drejtim të përgatitjes, sqarimit dhe precizimit të dispozitave nga Ligji për akciza.

Postime të ngjashme

Bilall Kasami pret në takim ambasadorin e OSBE-së, Klemens Koja

Bexhet Musliu

Sela: Ikja e Mijallkovit një skenar i Zaev për të fshehur dënimin e rastit “Mostra”

Bexhet Musliu

Çun Lajçi i reagon edhe me video, Grubit: Turp për ju me fëlliqë emrin tim!

Bexhet Musliu

Joveski: Ka mundësi të ndryshohet masa e paraburgimit shtëpiak

T E

Palmer: Interesat amerikane në Ballkan, të pandryshuara

T E

Mickoski: Do ta mposht koalicionin e krimit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...