Maqedoni

Qeveria pranon masat e propozuara të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse

Zhurnal Ads

Shkup, 4 tetor – Në këto momente në Qeveri janë votuar propozimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse, me të cilin rikthehen disa restrikcione në Maqedoninë e Veriut, shkruan Shenja transmeton Zhurnal.mk

Pra, sipas vendimit, së pari, do të ndalohet shfaqja e këngëtarëve dhe DJ-ve në të gjitha objektet e hotelierisë.

Do të zvogëlohet numri i njerëzve që mund të ulen në një tryezë në hotelieri nga 12 tani të lejuar në 4.

Volumi i lejuar i muzikës është zvogëluar dhe është i kufizuar në 55 decibel. Të gjitha këto masa janë miratuar njëzëri.

Kjo u konfirmua edhe nga ministri i shëndetësisë, Venko Filipce. “Konfirmojmë po ashtu se diskoklubet dhe klubet e natës nuk do të kenë leje për të punuar”, tha ministri i shëndetësisë.

Sipas tij, këto masa janë të arsyeshme dhe se ato duhet të implementohen. “Gjithashtu ne gjithsesi po ndjekim situatën dhe më tej nëse ka nevojë kemi plan edhe për kufizime të tjera plotësuese, nëse do të na imponohen”, tha Filipce.

Ai shtoi se kjo valë e re e infektimeve me koronavirus është e pritur dhe ashtu sic ishte paralajmëruar gjatë vjeshtës pas pushimeve verore.

“Kemi rritje të numrit të rasteve nga të gjitha grupmoshat mbi 20 vjet, nuk ka rritje të numrit të rasteve nga grupet e moshave prej 10 deri 20 dhe nën 10 vjet. Numri më i madh i infektimeve është nga moshat prej 20 deri 30, thuajse 50% dhe një shifër më pak është e moshave prej 50-60 vjet”, theksoi Filipce.

Ministri i shëndetësisë paralajmëroi se nga masat e mundshme është kufizimi i punës së disa subjekteve ekonomike, kufizimi i numrit të personave në transportin public si dhe masa për mbajtjen e maskës në ambiente të hapura.

Ai shtoi se këto masa dhe të tjera po mendohen të aplikohen në periudhën e mëvonshme të vjeshtës, kur pritet përhapja e gripit sezonal, nga ftohja e motit dhe rritja e ndotjes.

Postime të ngjashme

Danillovski: Kuvendi sa më shpejt t’i miratojë masat kufizuese

admin

Analistët: Shkupi të ndërton qëndrim të përbashkët shtetërorë kundrejt Sofjes

XH,I

Takim trilateral Zaev-Vuçiq-Rama

XH,I
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...