Maqedoni

Qeveria pritet të zgjidhë problemin me qytetarët që u dëmtuan nga “Eurostandard Bank”

Zhurnal Ads

Shkup, 2 shtator – Zhurnal.mk – Kryeministri Zoran Zaev, i shoqëruar nga Fatmir Bytyqi, zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, sot u takua me përfaqësuesit Këshillit iniciues për të formuar shoqatën e qytetarëve të dëmtuar nga “Eurostandard Banka”.

Në takim, sipas shërbimit për shtyp të qeverisë, u ndanë disa nga problemet, me të cilat përballen qytetarët e dëmtuar, personat fizikë dhe juridikë pas falimentimit të “Eurostandard Bank” dhe u dëgjuan propozimet e Këshillit iniciues për zgjidhje të mundshme.

Kryeministri Zaev njoftoi se propozimet do të shqyrtohen nga institucionet dhe se përfaqësuesit e Këshillit iniciues për këtë do të njoftohen.

Në takim, siç thuhet në kumtesë, është mirëpritur gatishmëria e kryeministrit Zaev dhe Qeverisë për takim, në mënyrë që të diskutohet problemi dhe zgjidhjet e mundshme.

Postime të ngjashme

Kthehen linjat e rregullta të autobusëve Prishtinë – Shkup

T E

Ndërkombëtarët presin të rrënohet terasa ilegale e VMRO-DPMNE-së, mirëpo BDI po bën pengesa!?

R ZH

70 milionë euro për të shpëtuar vendet e punës

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...