Agjencia Zhurnal.mk

Qeveria publikoi emrat e zv.ministrave të propozuar

Shkup, 18 shtator – Zhurnal.mk – Lista me propozime të zëvendësministrave me biografitë e tyre në emër të kryeministrit Zoran Zaev, Qeveria e ka dorëzuar në Kuvend dhe përmes një komunikatë i ka shpalosur emrat e tyre.

Për zëvendësministër të Mbrojtjes është propozuar Bashkim Hasani, ndërsa për zëvendësministër të Punëve të Brendshme Nazim Bushi, derisa Agim Nuhiu është propozim për zëvendësministër të Drejtësisë.

Ilhan Rahman është propozuar për zëvendësministër i cili do të udhëheq me Ministrinë për Sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, ndërsa Fatmire Isaku për zëvendësministër të Punëve të Jashtme.

Propozim për zëvendësministër të Financave është Dimitar Kovaçevski, në Ministrinë e Ekonomisë Zoran Manevski, derisa në Ministrinë për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomizim të Ujërave, Trajan Dimkovski.

Ilir Hasani është propozim për zëvendësministër të Shëndetësisë, Arafat Shabani në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Enver Huseini në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, Zoran Dimitriovski në Ministrinë për Pushtet lokal, ndërsa Sedat Sulejmani në Ministrinë e Kulturës.

Për zëvendësministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës është propozuar Aleksandar Bajdevski, në Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi, ndërsa në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklievska.

Kryeministri Zoran Zaev në konferencën për shtyp duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se me propozim të listës së zëvendësministrave janë dorëzuar edhe biografitë e kandidatëve, kanë përfunduar diskutimet me të gjithë kandidatët potencial për zëvendësministra dhe të gjithë do të kenë shansin dhe do të mund të ngritën në sfera tjera shoqërore që janë në kompetenca të pushtetit ekzekutiv.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...