Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Qeveria publikoi ueb-faqe qendrore për të gjitha informatat për KOVID-19

Shkup, 2 prill – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut publikoi ueb-faqe të re qendrore për të gjitha informatat lidhur me ballafaqimin me koronavirusin, ku do të publikohen masat, rekomandimet dhe lajmet nga institucionet.

“Adresa e ueb-faqes së re qeveritare ‘Koronavirus MK’ është koronavirus.gov.mk, ku qytetarët do të mund të informohen për të gjitha apelet, këshillat, rekomandimet dhe ndalesat me qëllim të ballafaqimit të përhapjes së virusit, si dhe për drejtimet mjekësore në rast se ndjehen simptome, por edhe si të sigurohet përkrahje psikologjike gjatë vetizolimit. Në ueb-faqen ekziston edhe seksion për masat ekonomike, ku do të publikohen të gjitha dekretet për mënyrat e shfrytëzimit të masave nga ana e ndërmarrjeve dhe punëtorëve, me qëllim të shpëtimit të vendeve të punës në shtet”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Ueb-faqja “Koronavirus MK”, shoqërohet edhe nga aplikacione celulare (për Android dhe iOS) për qasje më të thjeshtë, përmes së cilave rregullisht do të dërgohen notifikime deri te qytetarët, të cilët në smart-celularin e tyre do të instalojnë këtë aplikacion, lidhur me apelet ditore të Qeverisë për respektimin e masave, paralajmërime për pres-konferenca, përkujtime për masat aktive dhe ndalesat dhe informatat tjera të dobishme për qytetarët. Aplikacionet do të mund të ndërmerren nga ueb-faqja e re www.koronavirus.gov.mk/app.

Nën emrin Koronavirus MK, Qeveria hapi edhe profile në rrjetet sociale Fejsbuk, Instagram dhe Tuiter. bsh/

www.facebook.com/koronavirus.gov.mk
www.instagram.com/koronavirus.gov.mk
www.twitter.com/KoronavirusMK 

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...