Qeveria publikon pagat e funksionarëve – Mickoski merr mbi dy mijë euro, ministrat mbi 1800

nga Redaksia

Shkup, 22 korrik – Qeveria e Maqedonisë së Veriut i ka publikuar pagat që i marrin kryeministri dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Në rubrikën “llogaridhënie” në ueb-faqen zyrtare janë publikuar pagat neto të të gjithë zyrtarëve qeveritare, ndërsa shihet se kryeministri Hristijan Mickoski merr pagë prej 140.450 denarë (2.282 euro), transmeton zhurnal.mk

Pagë të njëjtë me kryeministrin ka vetëm ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

Ndërsa rroga e ministrave tjerë është 115.540 denarë (1.877 euro).

Deri para pak kohe, në faqe qëndronin pagat e anëtarëve të Qeverisë së Zoran Zaevit, para rritjes së famshme prej 78 për qind vitin e kaluar në mars, kurse Qeveria e Dimitar Kovaçevskit, në mandatin e të cilit ka ndodhur rritja e pagave të zyrtarëve, asnjëherë nuk njoftoi se sa ishin të ardhurat e tyre mujore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More