Qeveria ‘Rama 3’, ambasadorja suedeze përshëndet vendimin e kryeministrit: Mbi 70% e kabinetit të ri gra, më shumë se në çdo vend tjetër

Për herë të parë, kabineti qeveritar do të përbëhet nga shumicë grash, mbi 70%, ndërsa ky vendim i kryeministrit Edi Rama është përshëndetur edhe nga ambasadorja e Suedisë në Tiranë, Elsa Hastad. Me një postim në Twitter, Hastad kërkon ‘vëmendje’, ndërsa shkruan se Shqipëria ka një qeveri me më shumë gra se çdo vend tjetër, gjë që ajo e konsideron shumë pozitive.

 

“Dëgjoni! Qeveria e re e propozuar në Shqipëri ka më shumë gra se në çdo vend tjetër?! Mbi 70%”, shkruan ajo. Nga Pallati i Kongreseve, në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS, kryeministri Edi Rama bëri me dije edhe emrat e rinj të Qeverisë, ku spikati një numër rekord grash. 12 gra e 5 burra do të jenë anëtarët e rinj të Qeverisë, ku numri 2 i saj është Arben Ahmetaj.

Emrat e ministrave të qeverise ‘Rama 3’-Kryeministër – Edi Rama, Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) – Arben Ahmetaj, Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme – Olta Xhacka, Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi, Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja, Ministër i Punëve tëBrendshme – Bledi Çuçi, Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë- Belinda Balluku, Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca, Ministre e Kulturës Elva Margariti, Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, – Mirela Kumbaro

4 ministra shteti-Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin, Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët, Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve

Related posts

Situatë alarmante nga zjarri në Himarë, Vasili publikon fotot rreth mesnatës, gjithçka e ‘pushtuar’ nga flakët

D V

Reagon Sali Berisha: Jam i sigurt që Bashën e kanë kërcënuar me sanksione, unë do të vazhdoj betejën

D V

Edi Rama e jetësoi formulën serbe: “Dy shtete – dy qëndrime”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com