Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Qeveria: Raporti më i ri i Fridom Haus konstatoi përparim me vlerësim pozitiv për reformat

Shkup, 3 mars – Zhurnal.mk – Në raportin organizuar nga Freedom House për vitin 2021, vlerësimi i përgjithshëm është se Qeveria e Kryeministrit të rizgjedhur Zoran Zaev ka bërë kthesë në raport me ngecjen shumëvjeçare të mëparshme të demokracisë dhe se është çështje serioze ajo që BE-ja nuk e mbajti premtimin që vendi të fillojë procesin e negociatave në fund të vitit 2020, kumtoi pres-shërbimi qeveritar, në lidhje me raportin më të ri të “Fridom Haus” të quajtur “Liria në botë 2021”.

Në raportin theksohet se vlerësimi i këtij viti për shtetin është 66 prej gjithsej 100 pikëve të mundshme, që është tre pikë më shumë se vjet.

“Fridom Haus” thirret në vlerësimet pozitive të BE-së për reformat në gjyqësor dhe se duhet të vazhdojë praktika e mundësive ligjore për përforcimin e punës së pavarur të gjykatësve.

Në dokument është vërejtur përparim në mbështetjen e shoqërisë civile me konstatim se një pjesë e organizatave civile që përfaqësojnë të drejtat e njeriut dhe shfaqin shtypje në punën e tyre nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe mbështetësit e tyre.

Raporti konstaton se puna e organizatave joqeveritare është e lirë dhe e sigurt me ndryshime serioze krahasuar me periudhën deri në vitin 2017.

“Fridom Haus” thekson se rritet numri i mediave kritike dhe të pavarura,veçanërisht platformave online.

“Për pjesën e raportit që regjistron se gazetarët punojnë në kushte të presionit politik dhe se janë konstatuar sulme ndaj gazetarëve, duhet të theksohet se në vitet e fundit për këto incidente po zbatohet procedurë urgjente dhe se rregullisht në aspekt institucional po procedohen të gjitha lëndët për sulm fizik ose verbal mbi punonjësit e mediave”, shtohet në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Carovska: Me ligjin e ri për tekstet shkollore arrijmë në vendet me arsim cilësor

R Zh

IRI: Antisemitizmi ka potencial të rritet në vend dhe rajon

R Zh

Kuvendi i Maqedonisë nesër mban seancën e 32-të

R Zh

Ministria e Kulturës: Shfrytëzuesit e projekteve nga Konkurset vjetore për vitin 2021 duhet të hapin llogari të veçantë të transaksionit

R Zh

MPJ prezantoi katër këshilltarët ekonomikë, do të vendosen në Varshavë, Mynih, Ankara dhe Abu Dabi

R Zh

Muça: Shkupi do të lulëzojë me gjelbërim! (FOTO)

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...