Qeveria rekomandoi alokim deri 421,2 milionë denarë për pyjëzim të rajoneve të djegura

Shkup, 5 tetor – Në bazë të të dhënave nga informata për sipërfaqet e kapluara nga zharri, ndërkaq me qëllim që të sanohen dëmet në pajtim me programin e rregullt dhe të jashtëzakonshëm për pyjëzim të NP “Pyjet nacionale”, Qeveria i rekomandoi Ministrisë së Financave t’i shqyrtojë mundësitë për alokim të mjeteve në vlerë deri 421,2 milionë denarë në pajtim me vlerësimin për lartësinë e dëmit për realizim të plotë të programit për pyjëzim, informuan nga Qeveria, pas mbledhjes së sotme të rregullt të 109-të.

Qeveria në mbledhjen e sotme të rregullt të 109-të e shqyrtoi dhe miratoi Informatën për gjendjet me zjarret pyjore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë periudhën prej vitit 2019 deri më 15 gusht 2021.

Plotësisht, Qeveria i rekomandoi Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim në sistemin për menaxhim me kriza, në koordinim me Ministrinë e Financave, Sekretariatin për çështje evropiane dhe NP “Pyjet nacionale”, t’i shqyrtojnë mundësitë për konfirmim të burimeve për mjete financiare nga fondet e BE-së dhe nga programet për ndryshime klimatike të bankës botërore për furnizim të pajisjes së plotë bashkëkohore, përfshirë edhe automjete speciale të terrenit, për përballje me zjarret dhe katastrofa të tjera natyrore në pajtim me reformat e parapara në[ sistemin për mbrojtje dhe shpëtim.

Related posts

DPHM: Më së shumti shi në Topolçan, Krushevë dhe Prilep

D V

KSHZ e ka zgjedhur kompaninë që do ta furnizojë sistemin për identifikim biometrik të votuesve

R Zh

Arrestohet për trafikim migrantësh 35-vjeçari nga Llojani i Kumanovës

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More