Agjencia Zhurnal.mk

Qeveria rrit për tre denarë akcizën për derivatet e naftës

Shkup, 21 prill, zhurnal.mk – Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka marrë vendim për rritje të akcizës për derivatet e naftës. Rritja do të jetë për tre denarë.

Këtë sot në konferencë për shtyp e konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha. Ai deklaroi se ky vendim nuk do të ketë ndikim të madh tek popullata.

“Qeveria ka miratuar dekret me fuqi ligjore për rritjen e akcizës së naftës. Në përputhje me këtë dekret çmimi i akcizë do të rritet për tre denarë”, tha Hoxha.

Ai shtoi se të gjitha mjetet do të shkojnë në fondin për përballje me krizën që është shkaktuar pas përhapjes së coronavirusit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...