Agjencia Zhurnal.mk

Qeveria ruse jep dorëheqje

Qeveria e Rusisë, në krye me kryeministrit Dmitri Medvedev ka dhënë dorëheqja nga posti i saj. Presidenti Putin i ka ofruar kryeministrit të deritanishëm një post tjetër.

Kryeministri i Rusisë Dmitri Medvedeve ka dhënë dorëheqje nga posti i tij. Medvedev tha se ai dhe qeveria duan t’ia hapin rrugën presidentit Vladimir Putin për të bërë ndryshimet e domosdoshme në Rusi. Presidenti Putin ka falënderuar qeverinë për punën e deritanishme. Putini pas një bisede kokë më kokë me Medvedevin tha se jo të gjitha gjërat mund të rezultojnë me sukses. Qeveria e Medvedevit ka qenë nën presion të madh kohët e fundit, për shkak të krizës ekonomike në Rusi. Vetëm pak ditë më parë Putini u ka premtuar ndihma familjeve në gjende të rëndë sociale. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Rusi do të mbahen në vjeshtën e vitit 2021.

Medvedevi do të marrë një post tjetër

Mediat ruse njoftojnë se Dmitri Medvedev do të emërohet këshilltar i sigurisë në kabinetin e Putinit. “Unë mendoj se kjo është e mundur dhe e kam lutur Medvedevin që në të ardhmen të merret me këtë kategori”, deklaroi Putin. Shefi i Kremlinit ka mbajtur para bërjes publike të dorëheqjes së qeverisë një fjalim drejtuar kombit, ku paralajmëroi ndryshime kushtetuese, sipas së cilave Parlamenti do të ketë më shumë fuqi.

54-vjeçari Medvedev ka qenë president i Rusisë në periudhën prej vitit 2008 deri 2012. Më pas ai është zgjedhur si kryeministër në vend të Putinit, ndërsa Putini ka kaluar në postin e presidentit. Medvedevi ka qenë edhe kryetar i partisë Rusia e Bashkuar. Ai konsiderohet si një politikan shumë i dashur në Rusi. Prej vitit 2017 ky vend po përballet me protesta të shpeshta të opozitës, ku në shënjestër është edhe Medvedevi. Opozitari Alexej Navalny ka bërë hulumtime të shumta për korrupsionin dhe pastrimin e parave të pista nga Medvedevi dhe qeveria e tij, që ka shërbyer edhe si bazë për nisjen e protestave.

Putini kërkon reforma

Presidenti Putin në fjalimin e tij para bërjes publike të dorëheqjes së Medvedevit tha se qeveria e ardhshme duhet të zgjidhet nga deputetët e parlamentit. Ndërkohë që me Kushtetutë duhet të parashikohen edhe kushte më të rrepta për kandidatët për president. Reformat duhet të bëhen përmes referendumit, por deri tani nuk ka ndonjë datë të caktuar për mbajtjen e tij. Fjalimi i Putinit është trasnmetuar jo vetëm në gjithë vendin, por edhe në stacionin e gjithësisë ISS.

Kritikët thonë se Putini në këtë mënyrë po planifikon të sigurojë mbetjen në pushtet edhe pas vitit 2024, ku skadon mandati i tanishëm i tij si president. Dyshohet se ai planifikon të kalojë më pas në postin e kryeministrit dhe të vazhdojë sundimin në Rusi. Ndërsa me ndryshimet kushtetuese parashikohet forcimi i postit të kryeministrit, të cilin ai do ta ushtronte pas vitit 2024.

Putini është në pushtet qe plot 20 vjet, prej 31 dhjetorit të vitit 1999, kur ka zëvendësuar presidentin e atëhershëm Boris Jelcin. Deri në vitin 2088 ishte president, ndërsa në periudhën 2008-2012 kryeministër. Në vitin 2012 ka zëvendësuar vendet me Medvedevin dhe ka marrë postin e preisdentit ku do të jetë deri në vitin 2024.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...