Ky vit shënon 100 vjetorin e lindjes së Anton Çettës si dhe 30 vjetorin e zhdukjes së hasmërive për çka Çetta dha kontribut të madh. Prandaj, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, me propozim të ministres së Kulturës Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka shpallur nëntorin si muaj të Çettës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Hoti i cili tha se pajtimi i gjaqeve ishte kthesë historike.
“Viti 2020 shënon 100 vjetorin e lindjes së Anton Çettës dhe 30 vjetorin e pajtimit të gjaqeve, kthesës historike mbarë popullore në Kosovë e jashtë saj, që i kontribuoi zhdukjes së hasmërive dhe shërimit të shoqërisë shqiptare e pajtimit mes njerëzve. Muaji nëntor 2020 shënon edhe 25 vjetorin e vdekjes së prof. Anton Çettës. Me propozim të ministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, muajin nëntor e kemi shpallur muajin e Anton Çettës!”, deklaroi Hoti.