Qeveria shpalli gjendjen të jashtëzakonshme për 30 ditë për shkak të zjarreve

nga Redaksia

Shkup, 14 korrik – Qeveria mbrëmë vonë ka shpallur gjendje krize për 30 ditë për shkak të rritjes së shfaqjes së zjarreve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Me vendim të Qeverisë, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është ngarkuar me angazhimin e forcave policore për shuarjen e zjarreve.

Ministria e Shëndetësisë dhe personeli shëndetësor nga mjekësia e përgjithshme dhe ajo e punës marrin përsipër të jenë në gatishmëri gjatë kohëzgjatjes së situatës së krizës ndërsa Ministria e Financave merr përsipër të sigurojë burime financiare shtesë të dedikuara nëse tregohet nevoja për këtë.

“Qeveria i propozon Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të vendosë për pjesëmarrjen e një pjese të pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në përballjen e situatës së krizës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More