Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Qeveria siguron nga Gjermania 2.4 milionë euro të pakthyeshme për energji

Në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, është nënshkruar marrëveshja mes Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut për sigurim të mjeteve të pakthyeshme në vlerë prej 2.4 milionë euro, për burime të rinovueshme të tranzicionit energjetik.

Kryeministri Zoran Zaev, deklaroi se me këtë marrëveshje do të sigurohet realizimi i projekteve të reja dhe vazhdimi i atyre ekzistuese.

“Me këto mjete përkrahen projektet si elektranat fotovoltaike në TEC Manastir me kapacitet më të madh se 140 megavat, rehabilitim i fazës së tretë të hidroelektranave të mëdha, ndërtim i një parku të ri në Miracë, modernizim dhe rindërtim i kompleksit energjetik në Gazi Babë dhe ngrohjen qendrore solare në Manastir”, tha Zaev.

Ndërkaq, ambasadorja gjermane në vend, Anka Hollshtajn tha se sigurimi i mjeteve është dëshmi e përkushtimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në realizimin e reformave në sektorin energjetik.

Postime të ngjashme

Republika Çeke do të dhurojë vaksina për Maqedoninë e Veriut

Z H

Qeveria do të mbajë mbledhjen e rregullt të 92-të dhe tre mbledhje tematike

Z H

Nga sot fillon pagesa etapore e pensioneve për muajin korrik

Z H

Vazhdon debati i përgjithshëm për ribalancin e plotësuar të Buxhetit

Z H

Moti sot në RMV

Z H

Seanca të tre komisioneve kuvendore

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...