Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Qeveria solli vendim, i obligon institucionet të publikojnë rastet e korrupsionit në ueb-aplikacion

Shkup, 2 shkurt – Në seancën e sotme, Qeveria e Maqedonisë së Veriut solli një sërë vendimesh.

Ka obliguar institucionet shtetërore, që deri më 1 mars të publikojnë të gjitha kallëzimet penale për rastet e korrupsionit që janë në prokurorite themelore të vendit për periudhën kohore janar 2019 – dhjetor 2020.

Kallëzimet penale do të duhet të publikohen në ueb-aplikacionin “Sistemi për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave statistikore për parandalim dhe shtypjen e korrupsionit dhe larjes së parave”.

Në këtë seancë, është miratuar edhe:

  • Programi i Agjencisë për energjetikë. Në programin e miratuar për punën e Agjencisë për energjetike në vitin 2021, theks të veçantë i është kushtuar krijimit të kushteve për burimet rinovuese,
  • Strategjia për duhanin 2021-2027.
  • Informacioni për mjetet e nevojshme për vendosjen e sistemit rajonal për menaxhimin e mbeturinave në rajonin Juglindor, Vardarit, Pellagonisë, Jugperëndimor dhe rajonin e Pollogut. Për këtë qëllim, Qeveria angazhoi Ministrinë e Financave dhe Ministrinë për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor të sigurojnë mjete financiare nga organizatat ndërkombëtare dhe
  • Informacioni për gjendjen në hidrosistemin “Liqeni i Dojranit” është miratuar nga Qeveria, ashtu që Ministria e mjedisit duhet të dorëzojë deri në fund të muajit shkurt të këtij viti planin për sanimin e hidrostistemit ta dorëzojnë në qeveri.

Postime të ngjashme

Pendarovski për deklaratën e Mickoskit: Nuk mbahet mend ndonjë politikan i ynë të shprehë aq mosrespektim të thellë ndaj heronjve më të mëdhenj

R Zh

Mickoski nuk do të marrë pjesë në shënimin e Ilindenit në Krushevë

R Zh

“A1ON” / DOSIE “Merko”: 329 vendime për rrënimin e ndërtimeve të egra rijnë në sirtar

R Zh

Në Kisella Vodë normalizohet furnizimi me ujë

D V

Fillon bekatonizimi i rrugës prapa shkollës fillore në Bukoviq

D V

Sot katër vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes RMV dhe Bullgarisë / Analistët: Kriza politike bullgare do të zgjasë, ne nuk duhet të notojmë në ujin e tyre të ndotur

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...