Agjencia Zhurnal.mk.

Qeveria sot do ta mbajë seancën e 104-t

Shkup, 7 shtator – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në mesditë do ta mbajë seancën e rregullt të 104-t me disa pika nga programi i saj për punë dhe me interes së qytetarëve.

Siç theksohet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar, në seancë, sipas rendit të ditës, do të shqyrtohet Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nga rrezatimi jonizues dhe siguria nga rrezatimi, me procedurë të shkurtër, në propozim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Mes tjerash, në propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në rend dite për shqyrtim është edhe Propozimi i ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspektim arsimor, si dhe disa informacione dhe raporte për projekte të planifikuara dhe të realizuara të ministrive individuale.

Për vendimet dhe konkluzionet e miratuara nga seanca qeveritare, opinioni do të njoftohet përmes kumtesës.

Related posts

IBU lançoi zyrtarisht Qendrën e Hulumtimeve Ballkanike

Redaksia

“Jo Kina, jo Korea” – Ali Ahmeti: Nuk ka alternativë tjetër përveç anëtarësimit në BE

Xh M

Arrijnë në portin e Selanikut 76 automjete ushtarake, donacion i Norvegjisë për Maqedoninë e Veriut

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy