Shkup, 5 janar – Zhurnal.mk – Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot, me fillim në orën 12:00, do të mbajë mbledhjen e rregullt të 37-të.
Në mbledhje, me propozim të Ministrisë së Financave, Qeveria mes tjerash do të shqyrtojë Propozim-vendimin për buxhete, si dhe Informatën për avancimin në zbatimin e Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale, përfshirë muajin shtator të vitit 2020.
Me konkluzat dhe vendimet nga mbledhja e sotme e Qeverisë, e cila do të mbahet përmes video-konferencës, publiku do të njoftohet me kumtesë menjëherë pas përfundimit të saj.