Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Qeveria synon ta privatizojë Postën e Maqedonisë

Shkup, 14 tetor, zhurnal.mk – Qeveria synon ta privatizojë “Postën e Maqedonisë”. Në seancën e fundit, zv. kryeministri për çështje ekonomike, ministri i ekonomisë dhe drejtori i “Postës” janë angazhuar që së bashku të përgatisin studim fizibiliti për procedurën e privatizimit të kompanisë.

Janë ofruar dy opsione: partneritet publiko-privat ose privatizimi i plotë. Kryeministri Zaev tha se vendet me të cilat konkurron Maqedonia kanë postë kryesisht private kurse qëllimi është që qytetarët të kenë shërbime më të mira postare.

Në të njëjtën kohë “Posta e Maqedonisë” kërkon bankë që duhet të bashkëpunojë me ta pas falimentimit të bankës “Eurostandard”. Deri më tani, tetë banka janë të interesuara që të bëjnë qarkullimin pagesor të postës shtetërore.

Postime të ngjashme

Ju del “error” në numrin amë gjatë regjistrimit? Ja si ta tejkaloni pengesën

T E

Edhe Enti i Statistikave nuk kishte internet sot, tha Selami

R Zh

Ende nuk lejohet organizimi i dasmave

T E

Dy të arrestuar pas plagosjes së djalit të Sulejman Rexhepit

T E

Shpërthen zjarr i fuqishëm në fshatrat e Manastirit

T E

Sassoli kërkon Konferencë ndërqeveritare për Shqipërinë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...