Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Qeveria: Të dhënat nga regjistrimi janë bazë për krijimin e zhvillimit të ardhshëm

Shkup, 2 shkurt – Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave i cili do të zbatohet në prill të vitit 2021, do të jep të gjitha përgjigjet e nevojshme në raport me sigurimin e të dhënave statistikore cilësore që janë kyçe për ndërtimin e strategjive dhe politikave dhe për zhvillim të parashikueshëm të shtetit, kumtuan nga Qeveria.Theksojnë se regjistrimi i popullsisë nuk është dhe nuk guxon të jetë operacion politik, por operacion i pavarur statistikor, i organizuar sipas standardeve të Kombeve të Bashkuara dhe sipas rregullave të Eurostat, operacion statistikor që na mungon për gati se 20 vite.“Regjistrimi i popullsisë këtë vit do të zbatohet me më pak mjete krahasuar me përpjekjen e fundit të pasuksesshme për regjistrim të popullsisë, më lirë se sa që propozohej, ndërsa do të zbatohet me veglat dhe teknologjitë më moderne.

Regjistrimi i popullsisë është aktivitet i obligueshëm ligjor për të gjithë personat dhe amvisëritë. Në Raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Maqedonisë së Veriut, regjistrimi i popullsisë përmendet si një obligim i rëndësishëm i shtetit tonë i cili duhet të realizohet. Kapitulli statistikor është një prej kapitujve nga klasteri i parë në bisedimet me BE-në”, citojnë nga Qeveria.Potencojnë se me pjesëmarrje në regjistrimin e popullsisë çdo qytetar do të jep kontribut personal për ardhmëri më të mirë për të gjithë ne.

Ky është detyrim i ynë, është detyrim ndaj shtetit, ndaj vetes dhe ndaj fëmijëve tanë.“Përmes pjesëmarrjes aktive qytetarët do të kontribuojnë në azhurnimin e të dhënave, me qëllim të sigurojmë fakte në vend se supozime, të sigurojmë të dhëna të rëndësishme për komunat, për komunitetin e biznesit, për sektorin joqeveritar dhe për secilin qytetar si pjesë e shtetit tonë. Të dhënat e azhurnuara, të cilat do t’i sigurojmë përmes regjistrimit të popullsisë, mundësojnë që komunat ta planifikojnë zhvillimin e tyre, kushtet për investime, mjetet buxhetore dhe do të mund të rrisin dukshmërinë në bazë të së cilës do t’i planifikojnë fondet buxhetore dhe fondet nga BE-ja”, thuhet në kumtesën  e Qeverisë.Potencojnë se metodologjia dhe temat e regjistrimit të popullsisë janë të definuara nga ana e trupave ndërkombëtar statistikor dhe reflektohen edhe në legjislacionin e BE-së.“Programi për regjistrimin e popullsisë dhe amvisërive në vitin 2020 është koordinuar nga ana e Komisionit Statistikor të Kombeve të Bashkuara dhe Konferencës së Statistikorëve Evropian të UNECE.

Parimet dhe rekomandimet për vitin 2020 u miratuan që në vitin 2015. Enti Shtetëror i Statistikës i ka të gjitha kapacitetet profesionale dhe eksperte dhe është i gatshëm që me sukses të mbajë dhe të zbatojë regjistrim të popullsisë sipas standardeve të Kombeve të Bashkuara dhe Eurostat”, informuan nga Qeveria.Theksojnë se regjistrimi 2021 për së pari herë jep mundësi të regjistrohen edhe qytetarët tanë edhe familjarët e tyre jashtë vendit.“Kjo do të mundësojë një pasqyrë të lëvizjeve të migracionit, e cila është një bazë e mirë për ndërtimin e strategjive dhe politikave për të ndaluar me sukses këtë proces. Regjistrimi i popullsisë 2021 është e ardhmja jonë e përbashkët, që hap perspektivë evropiane për vendin tonë dhe për ne personalisht si qytetarë të saj”, citohet në kumtesën e Qeverisë. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Era e fuqishme rrëzon drunjtë dhe dëmton vetura në Shkup (Foto)

R Zh

Për një dekadë nuk është blerë asnjë zjarrfikëse e re

Z H

Zjarre edhe në Rakotinc dhe Kuçkovë të Shkupit

Z H

Shtabi i krizës në Kumanovë u bëri thirrje qytetarëve t’I respektojnë rekomandimet e Qeverisë

Z H

BE-ja dërgon pajisje dhe ndihmë për përballje me zjarret në Maqedoninë e Veriut

Z H

U ndanë 11 vendime për Kopshtin e fëmijëve “Fidani”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...