Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Qeveria: Të hiqet Porta Maqedonia dhe monumenti i Nënë Terezës

Shkup, 25 shtator – Qeveria me shkresë kërkoi nga komuna Qendër të fshihen pullat për Portën Maqedonia dhe për monumentin e pakompletuar të Nënë Terezës. Nga komuna për Alsat thanë se tani duhet të kenë një takim me Ministrinë e Kulturës, ku do të përcaktohen hapat e ardhshëm. Nga Komuna Qendër janë kategorik, se largimi i mundshëm i cilësdo përmendore nga pjesa qendrore e qytetit është në kompetenca të investitorit, në këtë rast Qeverisë. Në fillim të këtij viti Qeveria mori vendim që përmendorja e Nënës Terezës, e cila akoma nuk është përfunduar në vend që të prishet, të dislokohet, por me shkresën e dërguar paralajmërojnë se tani kanë ndryshuar mendje.

Një grup pune u formua për projektin “Shkupi 2014” në vitin 2017, i cili përveç kërkesës për prishjen e këtyre dy përmendoreve, kërkoi edhe fshirjen e të ashtuquajturve Shkallët spanjolle kurse përmendore nga Sheshi Maqedonia të dislokohen. Arsyetimi i grupit të punës ishte se në të gjitha rastet ka shkelje serioze të ligjeve që rregullojnë çështjen e ngritjes së përmendoreve, ligjeve të buxhetit dhe prokurimeve publike.

Postime të ngjashme

MASH: Shkollat nuk guxojnë të marrin para për dëftesat, kjo është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet

R Zh

Dy shtetas serb janë privuar nga liria, janë gjetur 62 emigrantë në automjetin transportues “man”

R Zh

Ministri Hoxha takon bujqit e Haraçinës, premton mbështetje institucionale

R Zh

Premtime të rrejshme me afatet për kontestin maqedono-bullgar

R Zh

Carovska mori pjesë në promovimin e studentëve të diplomuar të gjeneratave të reja në Universitetin e Evropës Juglindore

R Zh

Regjistrohen 21 persona me Kovid-19, një i vdekur dhe shtatë të shëruar

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...