Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Qeveria të vendosë që maskat mbrojtëse dhe ilaçet për kurim, të jepen falas për shtresën më të ulët

Shkup, 6 nëntor, zhurnal.mk – Qytetarët ndihen të lodhur me kufizimet, e sidomos shtresa me të ardhura më të vogla janë prekur më së shumti nga kjo pandemi. Ato nuk kanë mjete të përballojnë këtë situatë, sidomos të infektuarit me të ardhura të vogla për të blerë ilaçe si dhe maska mbrojtëse.

Mjeku Ylber Sejfedini për Zhurnal ka theksuar se ky virus në mënyrë drastike ka ndryshuar jetën tonë, madje ndikim të madh ka pasur jo vetëm në shendetin e popullit por edhe në gjendjen ekonomike të tyre. Ai thotë se Qeveria për të ua lehtësuar sado pak këtë gjendje qytetarëve, ilaçet dhe maskat duhet të vendosë të jepen falas.

“Në lidhje me masat që janë ndërrmarë si vendosja e domosdoshme e maskave, shpresoj shumë dhe presim që të bie intensiteti i përhapjes së virusit. Shkaku i numrit të madh të të infektuarve dhe përhapjes së shpejtë të virusit për një kohë të caktuar u detyruan të merren dhe masa më rigoroze , dhe kjo ishte një shkak që shumë familje të humbasin vendet e tyre të punës duke i bërë që të ballafaqohen edhe me një gjendje më të vështire ekonomike. Besoj se për të ua lehtësuar sado pak do te ishte më e logjikshme qe ilaçet apo terapinë e tyre kronike ta marrin falas si dhe maskat si mase mbrojtese kunder virusit”, ka deklaruar për Zhurnal, mjeku Ylber Sejfedini.

“Është e vertetë se korona virusi i ka lodhurë qytetarët, sidomos shtresen e varfër që është në numër të madhë në vendin tonë dhe sidomos ata që trajtohen në shërime shtëpiake”, thotë Zudi Xhelili, opinionist.

Xhelili thotë se edhe pse qeveria vazhdimisht kanë aprovuar masa për ti ndihmuar qytetarët të kategorive ndryshme, sipas tij duhet të reagojne edhe për lehtësime te ilaçet që përdoren kunder gripit siç jane: Lendacini, azithromycin që janë preparate të shtrejta dhe shëruesit jashtë spitaleve i blen privat.

“Pra duhet lehtësime që të munden më të varfërit të furnizohen gjatë kësaj krize pandemie, pse jo të japin edhe maska falas kur dihet se qeveria ka pranuar donacione nga shtete tjera dhe nga kompani të brendshme. Kjo çeshtje mund të regullohet lehtë nëse shteti merr një vendim të tillë. Nëse prioritet eshtë shëndeti dhe jeta e qytetarëve, ateherë në këtë rast lehtësimet në shërbimet shendëtsore janë prioritare!”, ka theksuar Zudi Xhelili, opinionist.

Gjatë kësaj jave n[ Ministrinë e Shëndetësisë arritën 3000 teste, të cilat janë pjesë e donacionit prej 13.000 testeve të shpejta të cilat janë teknologjia më e re me të cilën për 15 minuta përcaktohet nëse tek i testuari është i pranishëm virusi Kovid-19.

Siç kumtuan nga Ministria këto teste të shpejta janë falas për qytetarët ndërsa do të dorëzohen në 13-të spitale në shtet, në Klinikën për Sëmundje Infektive në Shkup, Spitalin 8 Shtatori, Institutin për Sëmundje të Mushkërive tek fëmijët – Kozle dhe ISHP Instituti për Sëmundje të Mushkërive dhe Tuberkuloz – Shkup, dhe do të përdoren nëse pacientë të dyshimtë janë pozitivë në Kovid-19.

Ndryshe, Qeveria do të ndihmojë qytetarët dhe firmat me 470 milion euro dhe 31 masa. Pritjet e ekzekutivit janë që me pakon më të re të sigurohet qëndrueshmëri e veprimtarive vendore ekonomike dhe e vendeve të punës, të rikuperohen veprimtari të caktuara , të sigurohet stabilitet i transfereve sociale dhe të nxitet konsumi vendor. Pjesë e pakos së fundit ekonomike janë edhe kartelat pagesore prej 6000 denarë që do ti fitojnë prindërit që vetë rrisin fëmijët, pensionistët me pensione deri 15 mijë denarë, kërkuesit pasiv të punës, artistë t e pavarur etj. Kartela për blerjen e prodhimeve vendore do të fitojnë edhe ato student që ishin të harruar në pakon e tretë të masave ekonomike.

Postime të ngjashme

Pendarovski dhe Zaev i hedhin poshtë akuzat e Sofjes zyrtare

T E

Qeveria miraton emrat e ri të rrugëve të Shkupit

T E

Çkatroski: Zaev po punon me inercion ndaj problemeve me Bullgarinë

Z H

Snopçe: Shumica qeveritare nuk mund të sigurojë kuorum, do të mbështesim çfarëdo lloj interpelance

Z H

Boban Iliç vetëdorëzohet, do të vuaj vetëm 3 vjet burg

R Zh

Takim i ministrit Spasovski me ambasaorin çek Mirosllav Toman

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...