Agjencia Zhurnal.mk

Qeveria teknike më shumë është problem, se sa përparësi, thotë Zaev

Shkup, 22 qershor, zhurnal.mk – Koncepti i qeverisë teknike është më shumë se problematik për qytetarët dhe shtetin, se sa në përparësi, ka thënë kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën e sotme për shyp.

“Qeveria teknike pas dy testeve më 2016 dhe 2020 me të vërtetë tregoi se është më shumë problem për shtetin dhe qytetarët, se sa që është përparësi. Vetë kuptimi i ekzistimit të saj siç e them shumë herë është të zbatojë zgjedhjet dhe krijohet shkaku i zgjedhjeve, por për fat të keq te ne ndodhi kriza me koronavirusin dhe pamë se si një ministër për Punë të Brendshme di të bëjë një problem të madh me deklaratat e tij, veprimet e tij, me politikën e tij, udhëhequr nga qendra e partisë opozitare vetëm që të shfrytëzohet ajo për vota dhe zgjedhje dhe asgjë tjetër”, tha Zaev.

Qeveri politike, siç tha ai, nënkupton qeveri të përgjegjshme dhe ajo miraton vendime dhe përgjegjësi nga vetë vendimet.

“Besoj se në të ardhmen, kuptohet nëse ekziston pajtueshmëri nga të gjithë, do ta heqim atë koncept të qeverisë teknike para zgjedhjeve dhe do të gjenden hallka tjera se si opozita do të jetë e sigurt të mund të zbatojë zgjedhje korekte dhe demokratike, ndërsa të ndjehen majftueshëm komod që të mund të garantojnë në sytë e tyre se do të kemi zgjedhje korrekte dhe garë korrekte që secili të ketë shansin nëse është i mirë dhe nëse qytetarët i besojnë të fitojë në zgjedhje”, tha Zaev.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...