Shqipëri

Qeveria tërhiqet nga “përgjimi ambiental” i policisë, zëvendësohet termi

Zhurnal Ads

Qeveria ka rishikuar projektligjin që i jepte kompetenca Policisë së Shtetit për të kryer përgjime ambientale.

Komisioni i Sigurisë ka miratuar sot ndryshimet në ligjin për “Policinë e Shtetit” ku ajo që bie në sy është tërheqja nga neni i projektligjit që i jepte policisë kompetenca për të kryer përgjime ambientale në raste të dyshuara për vepra penale apo për parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Ndryshimet e reja udhëzojnë policinë të kryejë monitorim dhe ndjekje nga agjentët, por pa përdorur mjetet elektronike të komunikimit.

Ndryshimi tjetër ka të bëjë me hapjen e një mundësie ligjore, që punonjësit e Policisë së Shtetit të mund të transferohen nga Policia e Shtetit në struktura të tjera shtetërore nëse kjo kërkohet.

Konkretisht, ministri Lleshaj tha se policët që kanë mbushur moshën 55 vjeç, një pjesë e tyre mund të transferohen tek Illyrian Guard për të shërbyer në ruajtjen e objekteve apo struktura si hetimi tatimor.

Në rast se lind nevoja, këta punonjës që kanë dalë në pension dhe shërbejnë në struktura shtetërore mund të rikthehen sërish në Policinë e Shtetit./ Opinion.al

Postime të ngjashme

Letra e Trump për Ramën, Yuri Kim: Pata nderin ta dorëzoj! Presidenti e falënderoi për refuzimin e praktikave abuzuese të Kinës

admin

19 vjet nga sulmi në kullat binjake, Meta: Në krah të SHBA, bashkë kundër terrorizmit

admin

Pesë të arrestuar gjithsej/ Pa patentë,18-vjeçari merr furgon me qira, kapet me klandestinë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...