Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Qeveria u mundësoi fermerëve të lëvizin gjatë orës policore

Shkup, 6 prill – Zhurnal.mk – Me qëllim që aktivitetet bujqësore në rrjedhë të zhvillohen pandërprerje, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për fermerët mundësoi përjashtim nga ndalesa dhe regjimi i veçantë i lëvizjes, të cilën dje e ka miratuar.

Fermerët e regjistruar në Regjistrin e Vetëm të Pronave Bujqësore (RVPB) që mirëmbahet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, do të jenë në gjendje të marrin leje për lëvizje përmes mjetit për lëshimin e lejeve nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, përmes personave të autorizuar nga MBPEU.

Aplikimet për lejet e lëvizjes dorëzohen përmes telefonit ose postës elektronike (e-mail) përmes Njësisë Rajonale të MBPEU (e cila duhet të kontrollojë nëse aplikanti është i regjistruar në Regjistrin e Vetëm të Pronave Bujqësore).

Pronat bujqësore që nuk janë të regjistruara në sistemin RVPB do të jenë në gjendje të marrin leje lëvizjeje nga shtabet komunale të krizave.

Të gjithë ata të cilët më herët kanë nxjerrë leje lëvizjeje, nuk kanë nevojë për leje të reja, pasi lejet nga viti i kaluar janë të vlefshme.

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...