Qeveria u përgjigjet kritikave për mungesë platforme në dialog: Ajo merr kuptim atëherë kur ka agjendë të dakorduar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të hënën më 19 korrik mbajtën takimin e dytë në Bruksel në kuadër të dialogut mes dy vendeve.

 

Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq kanë akuzuar njëri-tjetrin për mungesë të vullnetit që procesi i dialogut të ecë përpara.

Qeveria e Kosovës, e ka vlerësuar si dinjitoze paraqitjen e kryeministrit Kurti në këto dy takime.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu në një prononcim për Telegrafin, ka deklaruar se kryeministri Kurti është treguar transparent sa i përket temave që ka diskutuar në tryezën e dialogut në Bruksel.

“Kryeministri Kurti është deklaruar pas secilit takim në lidhje me përmbajtjen, propozimet dhe dokumentet që Republika e Kosovës ka prezantuar në ato takime. Nga takimi i parë u bënë të ditura katër propozimet e kryeministrit Kurti, kurse nga takimi i dytë u bënë të ditura dy dokumentet e prezantuara në atë takim nga kryeministri dhe zëvendëskryeministri Bislimi dhe librat që kryeministri ia dha por që Vuçiq nuk i pranoi, e që përshkruajnë dhe dokumentojnë krimet e Serbisë ndaj popullatës shqiptare. Qytetarët janë në dijeni për propozimet, kërkesat dhe dokumentet e prezantuara nga Republika e Kosovës nga këto takime, sepse kryeministri Kurti është treguar i hapur dhe transparent”, ka thënë Kryeziu.

Sa i përket kritikave të opozitës dhe shoqërisë civile për mungesë të platformës politike në dialog, zëdhënësi i Qeverisë është shprehur se “platforma merr kuptim atëherë kur ka agjendë të dakorduar”.

“Sa i përket platformës, ajo merr kuptim atëherë kur ka agjendë të dakorduar të kapitullit të ri të dialogut. Platforma para agjendës do të ishte gabim në hapa. Republika e Kosovës tash është palë në tryezë e jo temë e saj. Ajo është palë proaktive si rrallë herë më parë. Qeveria e Republikës së Kosovës e ka të qartë se çfarë pret nga ky proces. Ajo është njohja e ndërsjellë në mes Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh Kryeziu.

Kujtojmë se Kurti pas takimit të së hënës në Bruksel, tha se ka propozuar një marrëveshje me gjashtë nene, si deklaratë e paqes midis Kosovës dhe Serbisë, por shtoi se ajo u refuzua nga presidenti serb Vuçiq “ende pa u lexuar”.

E Vuçiq deklaroi se ky ishte takimi më i keq që kishte pasur në dialog.

“E vetmja gjë që ata kërkuan ishte që Serbia të ishte përgjegjëse për të kaluarën e saj, që Serbia të paguante çmimin e plotë”, tha Vuçiq.

Related posts

Rreth 1500 të helmuar nga uji në Deçan

N E

Pas aksidentit tragjik, ministri kroat Radman telefonon ministren Gërvalla

D V

Osmani për BBC: Edhe unë kam qenë refugjate, Kosova i pret afganët me zemërgjerësi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More