Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Qeveria vendos: Maskat të obligueshme në ambiente të hapura…

Shkup, 13 tetor, zhurnal.mk – Qeveria merr vendim: maskat bëhen të obligueshme në ambiente të hapura, transport publik dhe institucione publike. Organi ekzekutiv në mbledhjen e sotme gjithashtu ka vendosur për kufizimin e grumbullimeve pas orës 22, përkatësisht në vende publike dhe parqe ndalohet grumbullimi i më shumë se 4 personave.

Masë tjetër e marrë nga Qeveria është gjithashtu kufizimi i grumbullimeve në ahengje familjare, respektivisht nuk lejohet gostia e më shumë se 4 personave të tjerë në një adresë tjetër nga ajo e vendbanimit të personit.

Në objektet gastronomike nuk ka kufizime të reja, por rekomandohet respektimi rigoroz i masave mbrojtëse: dezinfektimi i hapësirave, distanca mes mysafirëve dhe shërbyesve dhe mbajtja e maskave. Rishikimi i vendimit për kthimin e PCR testit negativ për shtetasit e Kosovës, Bosnjës, Malit të Zi dhe Serbisë nuk është diskutua, por është apeluar që udhëtimet jashtë vendit të behën vetëm nëse janë të domosdoshme. Qeveria pritet të njoftojë për mënyrën e hyrjes së masave në fuqi.

Postime të ngjashme

Radev: Nuk kam ndërmend të shtyjë thirrjen e sapozgjedhur të Asamblesë së 45-të Kombëtare

R Zh

REL: Nga Kovaks për Maqedoninë e Veriut, BeH-në dhe Kosovën nga 100.620 doza të vaksinës Fajzer

R Zh

KE: Mosplotësimi i kritereve mund të çojë në heqjen e regjimit pa viza

R Zh

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 193 raste me Kovid-19, 1014 të shëruar dhe 34 persona të vdekur

R Zh

Qeveria e publikoi listën e personave të cilët janë angazhuar për mes marrëveshjeve autoriale

R Zh

Një autobus doli nga rruga në Demir Hisar – nuk ka udhëtarë të lënduar

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...