Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Qeveria vendosi: Më 12 tetor hapen kufijtë me Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnjën

Shkup, 6 tetor – Zhurnal.mk – Në seancën e sotme qeveritare, është sjellë vendim që shtetasit e Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje e Hercegovinës, të mund të hyjnë në Maqedoni duke mos patur nevojë të paraqesin test negativ PCR, informon Zhurnal.

E njejta vlenë edhe për shtetasit tanë të cilët pa problem mund të hyjnë në shtetet e lartë përmendura duke mos paraqitur test negativ PCR. Vendimi hynë në fuqi nga e hëna e javës së ardhshme, më 12 tetor.

Kufijtë të mbyllura ngelen edhe më tej vetëm me Bullgarinë dhe Greqinë.

Ky vendim është sjellë pas propozimit nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, sipas të cilëve hyrja dhe dalja e shtetasve të tjerë nuk mund të rritë numrin e të infektuarve.

Vendimi është sjellë përshkak realizimit të nevojave të qytetarëve, me çka Qeveria apelon që rrugëtimi të realizohet vetëm për nevoja të pashmangshme.

Vendimi hynë në fuqi nga 12 tetori.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Bilall Kasami pret në takim ambasadorin e OSBE-së, Klemens Koja

Bexhet Musliu

Sela: Ikja e Mijallkovit një skenar i Zaev për të fshehur dënimin e rastit “Mostra”

Bexhet Musliu

Çun Lajçi i reagon edhe me video, Grubit: Turp për ju me fëlliqë emrin tim!

Bexhet Musliu

Joveski: Ka mundësi të ndryshohet masa e paraburgimit shtëpiak

T E

Palmer: Interesat amerikane në Ballkan, të pandryshuara

T E

Mickoski: Do ta mposht koalicionin e krimit

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...