Agjencia Zhurnal.mk

Qeveria vendosi: Përmbaruesit nuk guxojnë më t’i “prekin” personat me ndihmë sociale

Shkup, 17 janar – Zhurnal.mk – Kuvendi mbrëmë me procedurë të shkurtë ka miratuar ndryshimet e ligjit për përmbaruesit me çka është rregulluar puna e përmbaruesve, përcjellë Zhurnal.

Ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska, mbrëmë njoftoi për kufizimet e veprimeve të përmbaruesve me çka, siç shkroi ajo, janë përmirësuar rregullat që kanë të bëjnë me personat e kategorisë së rëndë, gjegjësisht për personat që janë shfrytëzues të ndihmës sociale. Kjo kategori e njerëzve të cilët përballen me probleme ekzistenciale, e të cilët nuk kanë faj që nuk kanë mundësi për t’i paguar borxhet e faturat, nuk do të mund të “preken” më nga përmbaruesit.

Me ndryshimet e miratuara, përmbaruesit tërësisht përjashtohen nga mundësia për pagesë me forcë ndaj qytetarëve të cilët janë shfrytëzues të ndihmës sociale, shfrytëzues të ndihmave për fëmijë, si dhe personave me siguri sociale për personat në moshë.

Me këto ndryshime gjithashtu, ulet dhe shuma e vlerës maksimale e cila mund të ndalohet nga paga. Shuma e cila deri më tani ishte 1/3 prej pagës, nga tani ulet dhe do të jetë 1/5 e pagës dhe pensionit për personat me të hyra mesatare dhe pension.

Në këtë ligj përfshihen gjithashtu edhe procedurat e tanimë të filluara nga përmbaruesit./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...