Qeveria VMRO dhe VLEN parasheh masa të reja për rritjen e natalitetit

nga Redaksia

Shkup, 22 korrik – Qeveria e re e Maqedonisë së Veriut parasheh masa të reja për rritjen e natalitetit, shtimin e numrit të popullsisë dhe ndalimin e migrimit.

Sipas programit qeveritar këto do të arrihen përmes zhvillimit të ekonomisë, ngritjes së standardit të qytetarëve si dhe rritjen e ndihmave për fëmijët e posalindur.

Në programin zgjedhor t të VMRO-së parashihet një ndihmë prej 250 euro për fëmijën e parë të lindur, 500 euro për fëmijën e dytë, 750 euro për binjakë dhe gjithashtu ndihma shtesë për fëmijën e tretë e të katërtë.

Ndihma të tilla thonë se do të mbështeten edhe nga koalicioni i partive shqiptare VLEN.

“Para se të merren vendime në këtë drejtim do të hartohen një analizë e detajuar e përfitimeve nga masat e mëparshme dhe se si ato kanë kontribuar në rritjen e natalitetin në periudhën e implementimit. Sjellja e vendimet dhe masave të reja do të jetë e lidhur me implikimet fiskale në kuadër të buxhetit”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Qeveria e re thotë se do të angazhohet që të mbështesë familjet që të kenë më shumë fëmijë si dhe për parandalimin e migrimit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More