Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Qeverisja e Ahmetit në Prishtinë me raport të dobët financiar

Komuna e Prishtinës ka shpenzuar vetëm 32 për qind të buxhetit për investime kapitale në vitin 2020, që sipas Iniciativës për Progres (INPO) paraqet një raport skandaloz të shpenzimeve të qeverisjes së Shpend Ahmetit në kryeqytet.

Në një lidhje direkte për emisionin SOT, Qëndrim Arifi nga kjo organizatë ka thënë se shpenzimi i ulët i buxhetit të Prishtinës është diçka që përsëritet me vite me radhë.

Raporti financiar që thotë se shpenzimet buxhetore gjatë tremujorit të katërt të vitit 2020 ishin për 6.5 për qind më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, do të diskutohet në mbledhjen që mbahet sot në Kuvendin Komunal, me fillim prej orës 10:00. Në këtë raport, theksohet se shpenzimet buxhetore kanë arritur në 23 milionë euro përgjatë tremujorit të katërt të vitit 2020. Shqetësuese janë shpenzimet e vogla në investimet kapitale, infrastrukturë e rregullim të rrugëve. Thuhet se janë në normë jo shumë të kënaqshme. Arritën vlerën e 6.5 milionë eurove, apo 13.21 për qind e planit për periudhën tetor-dhjetor 2020. Kjo është rënie prej 29.8 për qind në krahasim me tremujorin e njëjtë të vitit 2019. Në përgjithësi, më 2020, për investime kapitale i ka shpenzuar 32 për qind të buxhetit. Vitin e kaluar kishte buxhet 120 milionë euro buxhet.

Nga Komuna e Prishtinës, arsyetimi ka qenë gjendja me pandeminë.

“Nuk është ky raporti i parë skandaloz për shpenzimet e buxhetit që pretendon Komuna e Prishtinës. Kjo përsëritet me vite me radhë dhe komuna ka me vite raporte të Auditimit për shpenzime tejet të vogla. Është e vetmja që s’mund të arsyetohet me pandeminë për faktin se për këtë gjendje skandaloze e ka pasur edhe në vitet paraprake. Ecuri që e përcjell me vite. Këtë vit vetëm është thelluar kjo gjendje”, ka thënë Arifi.

Arifi ka thënë se raporti tregon për zbatim të mirë vetëm në pjesën e shpenzimeve për paga dhe mëditje.

“Sipas raportit që na ka prezantuar Komuna, thuhet se është 60.84 për qind, por këtu përfshihen pagat dhe mëditjet që janë 100 për qind, apo mbi 98 për qind zbatim. Investimet kapitale janë vetëm 32. 9 për qind. Për të ardhur keq sepse e dimë që vetëm këto e lehtësojnë në mënyrë direkte jetën e qytetarëve. Kjo është dashur të ishte mision i qeverisjes lokale”, ka thënë ai duke shtuar se për 70 nga 115 projekte komuna s’ka bërë asnjë pagesë dhe se mund të “dalim në përfundim se këto projekte as që kanë filluar të implementohen”.

Ai ka thënë se asnjë drejtori e Komunës së Prishtinës s’i ka zbatuar të gjitha planet e vitit 2020.

Postime të ngjashme

Vozitjet e gjata që çojnë në vdekje

D V

Nesër në mbrëmje nisen për në Kosovë trupat e 10 personave të vdekur në aksidentin në Kroaci

D V

Sveçla: Shumica e të aksidentuarve duan të vijnë në Kosovë, një pjesë e tyre nga Kroacia duan të kthehen në Gjermani

D V

Djaloshi që ishte për vizitë te babai dhe po kthehej në Kosovë: Të gjithë fluturuam nga dritarja, menduam se po ëndërronim

D V

Kujtim Kastrati që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kroaci, po vinte në Kosovë për të martuar vëllain

D V

Zjarrfikësit që shpëtuan pasagjerët e autobusit: Asgjë nuk mund t’ju përgatisë për këtë tragjedi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...