QIK shpalos programin “Tingujt e Çarshisë – 2021”

Shkup, 13 shtator – Qendra Informative Kulturore – Shkup ju fton në zemrën Çarshisë së Vjetër të Shkupit më 15, 16 dhe 17 shtator (e mërkurë, e enjte dhe e premte) ku do të mbahet ngjarje tradicionale “Tingujt e Çarshisë” 2021. Programi i manifestimit edhe këtë vit do të jetë i pasur dhe i larmishëm me pjesëmarrës nga më të ndryshmit.

 

“Tingujt e Çarshisë” është manifestim multimedial dhe multikulturor, e cila mbahet për herë të 15 -të këtë vit, për të ringjallur frymën e traditës kulturore, shpirtërore dhe artizanale, të paktën për ata që kanë mbetur deri më sot.

Manifestimi do të realizohet në përputhje me protokollet dhe masat aktuale për organizimin e ngjarjeve në ambiente të hapura.
Hapja e Tingujve do të bëhet me 15 shtator, në orën 19:00 në Kurshumli Han me ekspozitën ndërkombëtare “Simpoziumi i Artit – Struga”, që të vazhdohet në orën 20:00 me Mbremjen e muzikës lirike, koncert i Tre Tenorëve : Josif Gjipali, Kastriot Tusha dhe Mustafa Imeri në përcjellje të OBM.

Më 16 shtator, aktivitetet fillojnë në orën 12:00 : “Muzikantë të Rrugës”, “Dy flauta”, një koncert solo dhe kitarë nga Shpëtim Mustafa dhe koncert kuarteti me tela. Nga ora 16:00 do të mbahen manifestimet letrare “Çdo kalldrëm me historinë e vet” dhe “Perlat poetike” dhe një koncert dhe promovim i një CD -je. Duke filluar nga ora 19:00 në Sheshin Skenderbe do të mbahet koncert ku do të marrin pjesë: Leonora Poloska& Band, Valon Suma & Band, Laura Kërliu dhe Shpend Latifi & Band, grupi ATA dhe Amar.

Me 17 shtator 2021, në orën 21:00, në Kalanë e Shkupit do të shfaqet filmi “Një ngjarje nga Prishtina”, me regji të Burbuqe Berishës dhe aktorët: Donat Qosja, Teuta Krasniqi, Luran Ahmeti, Artiola Hamdiu, Myrvete Kurtishi, Edi Kastrati…

Që nga viti 2006 kur filloi manifestimi Tingujt e Çarshisë pjesëmarrës kanë qenë shumë këngëtarë të famshëm, artistë, valltarë, animatorë, grupe të famshme, maqedonase, shqiptare, turke, rome… përveç artistëve të njohur i është dhënë shans edhe shumë debutuesve të cilët e filluan karrierën pikërisht këtu, në këtë vend, në këtë manifestim!

Related posts

Librat që duhet të lexoni gjatë kësaj vere!

D V

Panairi i Librit në Shkup i hapur deri më 14 shtator

D V

NYT më 1982: KGB ka organizuar të paktën tri përpjekje për puç në Shqipëri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More